• Kontakt
Thursday, February 25, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen debatet në KED, ja si SHBA rrëzoi Xhaferllarin dhe këshilltarin e presidentit për ndryshimin e akteve dhe rregulloreve

04/09/2020
in Aktualitet, Debat
Zbardhen debatet në KED, ja si SHBA rrëzoi Xhaferllarin dhe këshilltarin e presidentit për ndryshimin e akteve dhe rregulloreve
26
VIEWS

Përpjekjet e politikës për të kapur institucionet e reja të drejtësisë duket se po hasin në një mur të fortë të ngritur nga SHBA dhe BE. Presidenti Ilir Meta zgjodhi Marsida Xhaferllarin në Kushtetuese dhe fati e deshi goglat të zgjidhnin atë dhe Vitore Tushën si anëtare të KED.

Por edhe pse këshilltari i Presidentit në KED dhe Xhaferllari kanë tentuar të ndryshojnë aktet e lojës, SHBA dhe BE i kanë penguar. Gazeta ka siguruar procesverbalin e datës 6 shkurt, ku Marsida Xhaferllari ka propozuar një sërë ndryshimesh në rregulloren e KED, shumica e të cilave janë rrëzuar. Në shumicën e rasteve është marrë dhe opinioni i përfaqësuesve të SHBA, të cilat në pjesën dërrmuese kanë dalë kundër Xhaferllarit.

Diskutimet në KED

Në mbledhje, anëtarja zëvendësuese, Marsida Xhaferllari ka propozuar ndryshimin e dispozitës së nenit 8 të projektvendimit, për një ndryshim në pikën 84 të vendimit nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në mbështetje të Xhaferllarit kanë dalë përfaqësuesi i presidentit dhe përfaqësuesja e Avokatit të Popullit.

“Kështu që Presidenti i Republikës një vit rresht ka qenë pro ndryshimit të kësaj praktike dhe informacioni nga ky Këshill të merret drejtpërdrejt nga institucionet që e kanë krijuar informacionin. Nuk ka institucion në Republikën e Shqipërisë që të mos i përgjigjet Këshillit. Nëse kjo ndodh është për tu shqetësuar dhe për të mbajtur përgjegjësi. Nuk mund të thuhet që do ta ruajmë këtë rregull sepse kemi pasur këtë praktike dhe nga praktika që kemi pasur nuk na kanë lindur probleme.

Jo, kanë lindur probleme. Janë bërë objekt debati në këtë Këshill”, ka thënë juristi i Presidencës, Bledar Dervishi. Por KED ka pyetur përfaqësuesen e OPDAT, Michelle Lakomy, e cila ka qenë skeptike. “Në fund propozimi u rrëzua. Dispozita e propozuar mund të ishte e pranueshme. Megjithatë, edhe praktika e deritanishme është me vlerë për vendimmarrjen tuaj për tu siguruar nëse duke e ndryshuar do të jeni apo jo në gjendje të merrni informacionet që ju nevojiten për të marrë vendimet e duhura. Kjo praktikë sigurisht është marrë nga praktika e institucioneve të vetting-ut dhe duke pasur parasysh zhvillimet dhe transformimet e institucioneve të reformës së drejtësisë”, tha Michelle Lakomy.

Çështjet e tjera

Xhaferllari ka kërkuar dhe ndryshime në nenin 2 të projektvendimit për shtesën në pikën 37 të

vendimit nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por përfaqësuesja e OPDAT ka thënë: “Është vendi të merret në referencë neni 144 i Kodi të Procedurës Administrative. Referenca ime është ndryshme nga ajo që shpjegoi propozuesja. Nuk kam kundërshtim për formulimin e përdorur në këtë dispozitë, ndërkohë Kodi i Procedurave Administrative flet për një palë e cila kërkon rishikimin dhe ndërkohë nuk shprehet p.sh. për këshillin”.

Goditja më e madhe ka ardhur për propozimin mbi ndërhyrje në nenin 3 të projektvendimit për shtesën e pikës 39/1 pas pikës 39 të vendimit nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këshilltari i presidentit ka dalë pro propozimit të Xhaferllarit. Por SHBA ka dalë kundër.

“Qëndrimi jonë i unifikuar është që ky propozim nuk është ai që ne do ta rekomandonim. Interpretimi jonë i Kushtetutës është se shtimi i kësaj dispozite do të ndryshonte thellësisht rolin që i është përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj Avokatit të Popullit. Në aspektin krahasues, detyrat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe vëzhguesve ndërkombëtarë janë të përcaktuara posaçërisht në një aneks të Kushtetutës dhe nga ky vështrim nuk është shprehur në këtë mënyrë për rolin e Avokatit të Popullit në lidhje me KED”, tha ajo.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%
Aktualitet

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

25/02/2021
Habia: Zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s
Aktualitet

Habia: Zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

25/02/2021
Vaksinat?! Rama paralajmëron: Së shpejti lajme të mira nga fronti i luftës…e TVSH zero për biznesin e vogël deri më 2029
Aktualitet

Vaksinat?! Rama paralajmëron: Së shpejti lajme të mira nga fronti i luftës…e TVSH zero për biznesin e vogël deri më 2029

25/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In