• Kontakt
Wednesday, February 24, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vjen lajmi i mirë nga Këshilli i Europës, vlerëson pozitivisht Kuvendin e Shqipërisë: Ka plotësuar rekomandimet

28/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
Vjen lajmi i mirë nga Këshilli i Europës, vlerëson pozitivisht Kuvendin e Shqipërisë: Ka plotësuar rekomandimet
12
VIEWS

Këshilli i Europës vlerëson Kuvendin për masat për parandalimin e korrupsionit.
E plotë:

Më datë 24 shtator 2020, në seancën plenare të 85-të të GRECO-s, (organizmi i Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit) u diskutua dhe miratua Shtesa e Raportit të Dytë të Përputhshmërisë, në kuadër të raundit të IV-t, të vlerësimit për Shqipërinë me objekt “Parandalimi i korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët”.

Sipas këtij raporti, GRECO, pas 4 vjet monitorimi, arriti në përfundimin se Shqipëria ka zbatuar në mënyrë të kënaqshme ose ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme 9 nga 10 rekomandimet e përfshira në Raportin e Raportit të Dytë të Përpushmërisë për Raundin e Katërt. Më konkretisht, rekomandimet i, ii, iii, iv, v, vii, viii, ix dhe x janë zbatuar në mënyrë të kënaqshme ose janë trajtuar në mënyrë të kënaqshme, dhe rekomandimi vi mbetet pjesërisht i implementuar.

Kuvendi gjatë kësaj kohe ka punuar për të adresuar dy rekomandimet (ii dhe iii), të cilat lidheshin me parandalimin e korrupsionit për deputetët. GRECO ka mirëpritur masat e marra për miratimin e Kodit të Sjelles për deputetët dhe Udhëzimin për zbatimin e tij. Gjithashtu, në këtë drejtim, janë marrë masat e duhura të ndërgjegjësimit dhe janë kryer trajnime për deputetët. GRECO ka mirëpritur ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit si dhe ka mirëpritur ngritjen e sistemit për ofrimin e këshillimit për parlamentarët lidhur me çështjet e etikës.

Gjithashtu GRECO ka mirëpritur masat e zbatuara nga Kuvendi, të cilat sigurojnë zbatimin e duhur të Kodit të Sjelljes dhe kanë rezultuar në një sistem raportimesh, rast pas rasti të konfliktit të interesit. Deklaratat në rastet e konflikteve të interesit, bëhen publike si brenda Kuvendit ashtu edhe për publikun përmes faqes zyrtare të Kuvendit në internet.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të cilat sqarojnë dhe forcojnë mekanizmat e zbatimit dhe ndëshkimit në rast të shkeljes së detyrimeve dhe procedurës së përcaktuar në lidhje me deklarimin rast pas rasti të konfliktit të interesit, janë mirëpritur nga GRECO.

Për rekomandimet vii, viii, dhe ix, lidhur me parandalimin e korrupsionit për gjyqtarët dhe prokurorët, GRECO ka nënvizuar zhvillimet e reja në sistemin gjyqësor si rezultat i zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin efektiv të Këshillit të Lartë Gjyqësor si organi kryesor përgjegjës për avancimin e standardeve etike në sistemin gjyqësor. GRECO ka mirëpritur edhe rolin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në vlerësimin e cilësive etike të prokurorit, duke siguruar që kriteret janë objektive dhe transparente.

Gjithashtu GRECO mirëpriti ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si institucion përgjegjës për shqyrtimin e ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe proçedimin e tyre në raste shkeljesh të provuara. U vlerësua edhe emërimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Me miratimin e këtij raporti, GRECO e konsideron të mbyllur këtë raund vlerësimi për Shqipërinë.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Me punë jo gjumë”! Kryeministri Rama prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij dhe ‘thumbon’ hapur opozitën (Video)
Aktualitet

“Një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha…”! Kryeministri Rama publikon foton emocionuese dhe jep mesazhin e fortë

24/02/2021
Juristi Romeo Kara i publikon videon e PD-së që po shpërndahet me shpejtësi dhe nuk lë gjë pa thënë: Hahaha! Ky është premtimi më qesharak! “Do t’iu japim borxh që të lani borxhet”,
Aktualitet

Juristi Romeo Kara i publikon videon e PD-së që po shpërndahet me shpejtësi dhe nuk lë gjë pa thënë: Hahaha! Ky është premtimi më qesharak! “Do t’iu japim borxh që të lani borxhet”,

24/02/2021
Masat anticovid/ Ilir Meta si Monika: Lufton qeverinë duke infektuar rininë!
Aktualitet

Masat anticovid/ Ilir Meta si Monika: Lufton qeverinë duke infektuar rininë!

24/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In