• Kontakt
Monday, March 1, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Turp! Ky ka qenë Ministër i Jashtëm dhe mashtron…Besniku: Dora Bakojanis është zonjë grua nuk gënjen! Rama gënjen: Marveshjen e shitjes së detit e prishën turqit

17/09/2020
in Aktualitet, Debat
Turp! Ky ka qenë Ministër i Jashtëm dhe mashtron…Besniku: Dora Bakojanis është zonjë grua nuk gënjen! Rama gënjen: Marveshjen e shitjes së detit e prishën turqit
53
VIEWS

Anetari i komisionit per perzgjedhjen e kandidateve per deputete ne PD dhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi, çështjen e negociatave për detin dhe deklaratat e ish-ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis.

Sa i përket ndërhyrjes së supozuar të Turqisë në prishjen e marrëveshjes së parë me Greqinë, siç tha Bakojanis Mustafaj tha se nuk është e konfirmuar por nga ana tjetër ka shprehur konsideratë të lartë për ish-ministren greke që ishte nënshkruesja e saj, duke theksuar se nuk flet kot.

“Bakojanis ka qenë ministre e Jashtme kur u nënshkrua marrëveshja e parë dhe normalisht nuk do ishte e kënaqur. Ajo nuk thotë ndonjë gjë të re, gjëra që janë folur por nuk janë konfirmuar, për asistimin e Turqisë.

Nuk ka të dhëna zyrtare, këto do dalin shumë më vonë, kur të hapen arkivat. Është një gjeneral turk që ka shkruar, por mbetet për t’u konfirmuar. Nuk them se ka ndodhur, sepse nuk kam fakte, por nuk e përjashtoj dot.

Me Dora Bakojanis kemi kaluar shumë momente bisedash, është një zonjë shumë serioze. Nuk është një njeri që bën blof, nuk provokon, një diplomate shumë klasike, e një stature që duhet marrë seriozisht.

Kam bindjen të them se Dora Bakojanis nuk flet kot. Nuk them se gënjen Edi Rama, por edhe nëse gënjen nuk do ishte hera e parë. Rama nuk ka asnjë koherencë karakteri”, deklaroi Mustafaj.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit për një palë të tretë për zgjidhjen e çështjes së detit, Mustafaj tha se do ishte dështim i bisedimeve.

“Nuk do ishte hera e parë që mosmarrëveshjet mes dy vendeve të shkohet në gjykatën ndërkombëtare. Por shkohet kur dështojnë bisedimet. Në nderin e dy vendeve do ishte të arrihej një marrëveshje.

Edi Rama me atë deklaratë ose e sheh se nuk ka ekipin që i duhet për të negociuar një marrëveshje të tillë, ose nuk përballon opinionin publik, gjë që nuk e ka problem, ose ka diçka që nuk e dimë. Kjo do të thotë që kryeministri ynë për një arsye që nuk e dimë ka kapitulluar”, deklaroi ai.

Por ai ishim afër një marrëveshjeje kur ishte Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm? Mustafaj mohon.

“E para, nuk mendoj se kemi qenë shumë afër. Ka qenë një mënyrë për ta ushqyer opinionin publik.

Në atë kohë kemi pasur debate mes z.Bushati dhe presidentit Meta për arsye të mosinformimit dhe mospajisja e ekipit me mandat nga presidenti. Z.Bushati takohej shpesh me ministrin grek. Kur thotë shumë afër do të thotë që nuk ka pengesë parimore”, tha ai.

Por Mustafaj thekson se i beson Gjykatës Kushtetuese sa i përket anulimit të marrëveshjes së parë. “I pari që e sulmoi marrëveshjen e detit është një sharlatan, një ish-kolonel i xhenios që më linte të qartë që mllefet ndaj Berishës i përkthente në këtë. Unë kam tendencën t’i besoj Gykatës Kushtetuese”, tha Mustafaj.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Mesazh i zv.ministrit të Brendshëm  për “lulët” pa rrip: Mos bëjë dhe ti si Luli! Një njeri i dashur të pret në shtëpi
Aktualitet

Juristi Romeo Kara shpëton Lulin për “rripin”… e makinës, por a e dinte Luli?!

01/03/2021
Mbledhja e BE për negociatat kambanë alarmi për drejtësinë: Ja 123 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu që rrezikojnë hetimin!
Aktualitet

Mbledhja e BE për negociatat kambanë alarmi për drejtësinë: Ja 123 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu që rrezikojnë hetimin!

01/03/2021
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
Aktualitet

Ja si pritet të nisin hetimet sipas shembullit “Llalla” për të dorëhequrit e drejtësisë! Rreth 60 emra braktisën vetingun: Zbardhet lista me emrat

01/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In