• Kontakt
Friday, February 26, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

Treshja jonë politike!

01/02/2020
in Blog
Treshja jonë politike!
21
VIEWS

Nga Profesor Rexhep QOSJA

Duke dëgjuar e duke shikuar se çka po bëhet, çka po shkruhet e çka po deklarohet për Qeverinë e Kosovës, të pa krijuar as pas gati katër muajve prej zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor 2019 m’u kujtua Treshja e Madhe Antifashiste e përbërë prej përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Rusveltit, prej përfaqësuesit të Bashkimit Sovjetik, Josif Visarionoviç Xhugashvilli – Stalinit dhe prej përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, Uinston Çerçilit.

Ata të tre, të mëdhenj në vendet e tyre e të mëdhenj në përmasën botërore, lehtë e shpejtë, krijuan Koalicionin Antifashist dhe pa munduar njëri-tjetrin dhe popujt e tyre, me po e jo, jo këtë javë po javën tjetër, si thonë studiuesit e tyre, mbajtën mbledhjet e quajtura konferenca:

-të Parën, në Teheran, në vitin 1943 në të cilën u morën vesh për krijimin e Frontit të dytë në Evropë;

-të Dytën, në Jaltë, në të cilën u morën vesh për krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilën tri Fuqitë e Mëdha do të kishin të drejtë të Vetos, dhe;

-të Tretën, në Potsdam, në të cilën u morëm vesh: që të krijojnë Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Fuqive të Mëdha, që Gjermania të paguajë dëmet e Luftës Botërore, që të bëjnë ndryshime në kufirin Poloni-Gjermani dhe që të kapitullojë pa kushte Japonia, e cila edhe kapitulloi mbas hedhjes së bombave atomike në Hiroshimë e në Nagasaki dhe pas hyrjes së Bashkimit Sovjetik në luftë kundër saj.

Domethënë: Tri Fuqitë e Mëdha, që po vendosnin për fatin, për ardhmërinë e popujve e të shteteve, për fatin e miliarda njerëzve në planetin e Tokës, po merreshin vesh, sy më sy, thuhet në një varg librash të shkruara për ta, për Luftën e Dytë Botërore, ndërkaq Dyshja jonë partiake, në të vërtetë Treshja jonë, kurrsesi nuk po mund të merret vesh as të krijojë koalicionin e as të krijojë Qeverinë! E quajta Treshe Dyshen tonë, sepse aktorët e saj të tretë, të përfaqësuar prej disa zëdhënësve të dukshëm e të padukshëm, që maskohen e çmaskohen, që luajnë lojëra politike kur pas e kur para perdes, herë shihen e herë s’shihen kur e si i luajnë ato lojëra. Dhe, i luajnë ato lojëra me Përfaqësuesin e dytë të Treshes sonë – LDK-në, kuptohet kundër Përfaqësuesit të parë – Vetëvendosjes!

Sa të paarsyeshme janë të dhënat me të cilat Përfaqësuesja e dytë e Treshes sonë e kushtëzon krijimin e Qeverisë! Edhe pse parti e dytë, ajo do të donte të jetë parti e parë në Qeveri: ajo kërkon të ketë edhe postin e kryetarit të Kuvendit, edhe postin e kryetarit të Kosovës! Dhe, natyrisht aq ministri sa edhe partia e parë! Sa Treshja e parë – Vetëvendosja!

Ajo nuk flet për qeveri të njësuar, por për partneritet të fortë me partinë e parë – Vetëvendosjen. Ajo do qeveri të partneritetit, qeveri të ekuilibruar, si thonë zëdhënësit e saj, sepse do Qeveri më shumë të interesave të saj se të interesave të Kosovës!

E kuptueshme!

Vetëvendosja është parti e veçantë në Kosovë sot: është e veçantë me përbërjen e saj; e veçantë me programin e saj; e veçantë me politikën e saj dhe e veçantë me qëllimet që dëshiron të sendërtojë Qeveria e kryesuar prej saj në Kosovën e hallakatur, të hallakatur në pikëpamje organizuese, në pikëpamje ekonomike, në pikëpamje financiare, në pikëpamje arsimore, në pikëpamje kulturore, në pikëpamje gjykatore, në pikëpamje etike e në pikëpamje të tjera!

Qeveria e Vetëvendosjes si po thonë, si po deklarojnë, si po shpresojnë shumica e qytetarëve, do ta shërojë Kosovën nga zhvatësit e pasurive shoqërore e shtetërore të saj, nga multimilionerët e milionerët politikë të Kosovës, nga të korruptuarit e nivelit të lartë të Kosovës, nga nepotistët e Kosovës e nga eksploatuesit e tjerë të lartë të saj, do ta shërojë Kosovën nga zyrtarët e quajtur të papërgjegjshëm, dëmtues, cenues e shkelës të Kushtetutës e të ligjeve që rregullojnë funksionimin e shtetit të ri të Kosovës në të gjitha sferat e jetës.

Kësaj i frikësohen Përfaqësuesi i dytë dhe Aktorët e tretë të Treshes së Kosovës, prandaj qe gati katër muaj po e luajnë lojën e maskuar dhe të çmaskuar për ta qitur prej Lojës politike në qoftë se nuk do të mund ta mbisundojnë Përfaqësuesin e parë – Vetëvendosjen, së cilës qytetarët ia kanë dhënë votën për ndryshimet që do të përmirësonin gjendjen e tyre, fatin shtetëror, politik, shoqëror, ekonomik e juridik të tyre e të Kosovës, në të vërtetë të ardhmen e tyre e të saj.

Janë disa pesimista që mendojnë: se mos sot nesër do të kenë sukses përfaqësuesit e Treshes së Dytë dhe të Tretë dhe do ta nxjerrin Vetëvendosjen prej qeverisjes, që në duart e tyre nuk zbatohet si qeverisje demokratike, por si pushtet autokratik.

I përjeton e i pëson Kosova pasojat e kësaj Mosmarrëveshjeje disamujore të Treshes sonë partiake e politike, që janë: pasoja të politikës së saj të brendshme, pasoja të politikës së saj të jashtme, pasoja të prestigjit të saj si shtet i lirë e i pavarur, pasoja të ekonomisë së saj, pasoja të përgjithshme, që e dëshmojnë papjekurinë tonë politike e shtetërore, pasoja që e shpërfytyrojnë në çdo aspekt shtetësinë e saj!

Por, për këto pasoja po dëshmojnë me sjellje se nuk duan të lodhen shumë, sado për to flasin me patos e retorikë si patriotë e si padronë të jetës sonë, Përfaqësuesit e Treshes sonë: milionerët politikë të firmave e kompanive, të shumëkatësheve e vilave, të lagjeve e fshatrave, të tokave e parcelave, në Kosovë e në Shqipëri, të vilave bjeshkore e detare e të pronave të tjera e kush krejt mund ta dijë se ku janë, si duken e si përdoren! Deri kur?!

Fatkeqësia shqiptare, e përsëritur shpesh gjatë historisë, e quajtur mosmarrëveshje e pushtetarëve dhe adhuruesve të pushtetit, po përsëritet edhe tani dhe po përsëritet në një mënyrë të re: tragjikomike.

Uroj të marrë fund të hënën me 3.2.2020 kjo fatkeqësi politike aq shpesh e përsëritur në historinë kombëtare shqiptare dhe Vetëvendosja e LDK-ja, megjithëse parti me jetëshkrime e koncepte politike shumë të ndryshme, kur e ku thellësisht të papajtueshme, të bashkohen në qeverinë e shumëpritur të Kosovës për të mirën e popullit të saj dhe të gjithë popullit shqiptar. /Prishtinë, 30.1.2020

ShareTweetSendSend

Related Posts

Meta – Bashës: Ujku i Surrelit do të coptojë nëse largohesh nga unë, mos më bë takime me Kim po mbaj anën time
Blog

Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?

25/02/2021
Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën
Blog

Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën

24/02/2021
Pas Ilir Metës, edhe familja Berisha me milionerin Abi sulmon SHBA-në për Ardian Dvoranin
Blog

Janë manipuluar një mal me dokumente/ Kompleksi ‘Partizani’ në duart e Berishës! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e forta: Zbulon lëvizjet e fshehta të ish-kryeministrit!

24/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In