• Kontakt
Sunday, February 28, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tjetër amnisti për Berishën, SPAK rrëzon padinë kundër ish-kryeministrit dhe gjyqtarit Sallaku për aferën e CEZ

06/03/2020
in Aktualitet, Kryesore
Tjetër amnisti për Berishën, SPAK rrëzon padinë kundër ish-kryeministrit dhe gjyqtarit Sallaku për aferën e CEZ
172
VIEWS

NGA RIGELS SELIMAN

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar padinë e juristit Romeo Kara për skandalin e CEZ. Pasi gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku, vendosi pak ditë më parë pushimin e hetimeve për dosjen “CEZ” në Gjykatën e Tiranës, e cila cilësohet si vjedhja më e madhe e 30 viteve demokraci, në 20 shkurt të këtij viti, juristit dhe ekspertit ligjor i OSHEE, Romeo Kara kallëzoi në SPAK për shpërdorim detyre gjyqtarin në fjalë.

Në të njëjtën kohë, në kallëzim kërkohej nga SPAK-u edhe sekuestrimi i gjithë dosjes CEZ, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro, ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, djali tij dhe ish-ministri Genc Ruli dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Por, Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar padinë e juristit Kara kundër ish-kryeministrit Berisha dhe gjyqtarit Sallaku për aferën e CEZ.

Pra, teksa të gjithë prisnin drejtësi për këtë çështje, SPAK ka amnistuar sërish zotin Berisha dhe politikanët e tjerë, duke u fokusuar vetëm tek veprimet e gjyqtarit Lazër Sallaku. Meqenëse gjyqtari punon në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur dërgimin e dosjes kundër tij në Durrës për verifikim. Sipas SPAK-ut, vepra për të cilën akuzohet gjyqtari, sikundër është shpërdorimi i detyrës, është në kompetencë të një prokurorie të zakonshme.

Reagon juristi Kara

Por beteja për hapjen e dosjes “CEZ” vazhdon. Të paktën kështu mendon juristi Romeo Kara, i cili përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale konfirmoi se ka vënë në lëvizje Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur edhe si Gjykata Speciale, për të rrëzuar vendimin e SPAK. Juristi Kara i kërkon Gjykatës Speciale të detyrojë SPAK-un të shqyrtojë dosjen.

“Ky lloj SPAK-u së shpejti do të bëhet për t’u çuar në SPAK. Demagogjia me SPAK-un do të marrë fund shpejt, sepse ardhjen e drejtësisë nuk mund ta pengojë kjo strukturë e vjetër me emër të ri. Përpjekjet e mia vazhdojnë, pavarësisht spakizmit dhe politikës së pazareve pas tij”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, juristi Romeo Kara shprehet se SPAK-u duhet të bëjë një hetim të plotë dhe të hollësishëm, jo vetëm për rolin e gjyqtarit Lazër Sallaku, por edhe për faktin se ka prova të arsyeshme për të çuar para drejtësisë ish-kryeministrin Berisha dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë.

“Dihet publikisht që unë kam bërë një kallëzim penal, drejtuar SPAK-ut, përkundrejt gjyqtarit, që pushoi në kundërshtim me ligjin, pa fakte e prova, pa realizuar qoftë edhe një hetim minimal, çështjen e privatizimit të OSSH-së. Realisht unë konstatova qartë shpërdorimin e detyrës nga ky gjyqtar, përveç atyre që thashë më lart. Kallëzimi ishte më shumë se i plotë, i hartuar në mënyrë shteruese dhe sigurisht i shoqëruar me disa qindra faqe prova e fakte. Brenda tre ditësh, duke lexuar vetëm pjesën e kallëzimit dhe pa i hapur fare provat, se për shqyrtim nuk bëhet fjalë, SPAK-u konstatoi moskompetencën e tij dhe më dërgoi njoftimin përkatës, që dosjen do t’ia dërgojë një tjetër gjykate. SPAK-u, që paguhet jo pak nga taksat tona, nuk do që ta kuptojë se, nuk është detyra ime si kallëzues, që të bëjë cilësimin juridik të veprës penale, por është pikërisht detyra e tij, që duke bërë një investigim sa më të plotë, të bëjë edhe cilësimin e saktë të veprës penale”, nënvizoi juristi Romeo Kara.

ShareTweetSendSend

Related Posts

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua
Aktualitet

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

27/02/2021
Taulant Balla nxjerr videon për Lulzim Bashën që po qarkullon me shpejtësi
Aktualitet

Taulant Balla nxjerr videon për Lulzim Bashën që po qarkullon me shpejtësi

27/02/2021
Aleati i Bashës Mustafa Lici: Nuk më largoi askush, por nuk isha regjistruar në KQZ! Unë një shtëpi kam edhe atë ma ka legalizuar Rama…por jam me Lulin
Aktualitet

Aleati i Bashës Mustafa Lici: Nuk më largoi askush, por nuk isha regjistruar në KQZ! Unë një shtëpi kam edhe atë ma ka legalizuar Rama…por jam me Lulin

27/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In