• Kontakt
Thursday, March 4, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Tirana” bën lojën e Ilir Metës, pas nderit të paligjshëm që i bëri

04/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
“Tirana” bën lojën e Ilir Metës, pas nderit të paligjshëm që i bëri
7
VIEWS

Klubi i futbollit të Tiranës ka rënë pre e një mashtrimi të zëdhënsit të Ilir Metës dhe ashtu si presidenca, ka sulmuar në mënyrë qesharake “Gazetën TemA” në lidhje me artikullin ku presidenti Ilir Meta ka shkelur ligjin, pasi ka pajisur me pasaportë shqiptare futbollistin afrikan Winnful Cobbina.

Sheklja e ligjit është fakt nga ana e presidentit Ilir Meta, pasi një person që të pajiset me pasaportë shqiptare sipas ligjeve të shteti shqiptar duhet të ketë 5 vite qendrim në Shqipëri, ndërsa lojtari i Tiranës ka vetëm dy vite në Shqipëri.

Dhe pas këtij nderi që Ilir Meta ka bërë në favor të Tiranës, këta të fundit nuk kanë vonuar duke bërë lojën e tij pas nderit të paligjshëm që iu bëri.

“Duke marrë shkas nga akuzat e artikuluara në shtyp, të iniciuara nga “Gazeta Tema”, KF Tirana është e detyruar të sqaroj se:

Lojtari i KF Tirana, Ëinnful Essua Cobbina, ka fituar shtetësinë Shqiptare konform të gjitha ligjeve të vendit tonë, saktësisht ligjit, Nr. 113/2020 “PËR SHTETËSINË”, specifikisht, Neni 9, pika 1, për fitimin e shtetësisë, për rastet e veçanta, ku sanksionohet qartësisht se shtetësia mund të fitohet nga një shtetas i huaj, i cili ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kur nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Lojtari i KF Tirana Cobbina, i ka përmbushur të gjitha kushtet ligjore si dhe ka respektuar të gjitha procedurat për marrjen e shtetësisë Shqiptare me kërkesë të lojtarit si edhe me kërkesë te klubit.

U bëjmë thirrje të gjitha mediave, veçanërisht gazetës “Tema”, që për të disatën herë adreson sulme ndaj klubit tonë, të qëndrojë korrekte e të prezantohet në publikun e gjerë si një media serioze. Përdorimi i termit “terrorist” dhe krahasimi i tij me një institucion si ai i KF Tirana apo edhe shtetasëve të saj, të cilët respektojnë cdo legjislacion dhe i shërbejnë të mirës publike, kurrsesi nuk duhet të pranohet nga opinion i gjerë, e diçka e tillë konsiderohet si një term i papranueshëm dhe mjaft i rëndë nga klubi ynë.

Një media që pretendon të informojë publikun e gjerë duhet të tregohet profesioniste në raportimin e lajmit dhe jo të promovoj thirrje raciste e ofenduese. Kurrsesi një media nuk mund të përdhosë identitetin e një individi, i cili ka të drejtën e tij, konform të gjitha ligjeve që të posedojë pasaportën Shqiptare. Lutemi shumë që përmes artikujve të tillë të mos shtrembërohen virtytet e mikpritjes së Shqipërisë, për cilindo që e ndjen veten pjesë të saj.

KF Tirana kërkon të ketë nje reflektim nga ana e gazetës “Tema” si edhe një falje publike për akuzat e pavënda ndaj KF Tirana dhe tifozërisë së saj!”, thuhet ne njoftimin e Tiranes.

Kujtojmë klubin e Tiranës që “Gazeta TemA” nuk ka pasur sulme në drejtim të klubit të saj, ashtu sic pretendojnë në këtë reagim.

Kemi pasur vetëm kur Tirana ka hapur portën në mënyrë të turpshme sic ka bere në sfiden kundër Bylysit, ku në fakt është dhe nën hetim për trukim.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Testohet ulja e avionëve në aeroportin e Kukësit: Rama jep lajmin dhe lëshon thumbin e fortë për demokratët
Aktualitet

Testohet ulja e avionëve në aeroportin e Kukësit: Rama jep lajmin dhe lëshon thumbin e fortë për demokratët

04/03/2021
Habit deputeti Halit Valteri me deklaratën: PS futet në zgjedhje me +7 mandate, ja arsyeja pse!
Aktualitet

Habit deputeti Halit Valteri me deklaratën: PS futet në zgjedhje me +7 mandate, ja arsyeja pse!

04/03/2021
Pasi “takoi Skënderbeun” Albini takim me “hamzat” shqiptarë
Aktualitet

Pasi “takoi Skënderbeun” Albini takim me “hamzat” shqiptarë

03/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In