• Kontakt
Sunday, April 18, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të përvëluarit e “Covid 19” letër kryeministrit Rama: Të parët që u ndërgjegjësuam, të fundit që qeveria po kujdeset

02/05/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
Të përvëluarit e “Covid 19” letër kryeministrit Rama: Të parët që u ndërgjegjësuam, të fundit që qeveria po kujdeset
90
VIEWS

Shoqata e bareve, restoranteve dhe klubeve i ka derguar një letër Kryeministrit Edi Rama, e cila i ka shpjeguar situatën aspak të mirë në të cilën ndodhen, pasi qeveria nuk po kujdeset aspak për një nga bizneset më të mëdhaja në vend për nga numri, edhe pse ata ishin të parët që u “penalizuan” nga izolimi prej Covid 19 dhe respektuan të gjitha masat e marra nga qeveria, në dobi të shëndetit publik, që klientët e tyre, mos të ktheheshin shumë shpejt në “klientët” e Pëllumb Piperos dhe infektivit.

Por dikush duhet t’ia thotë kryeministrit, se këto biznese mjaft të përhapura në vend, të cilët sot nuk kanë siguruar asnjë qindarkë, gëzojnë edhe një numër të madh punonjësish, të cilët vërtetë ai mund t’i paguaj për dy muaj me një fond prej 26 mijë lekësh, që vlen për të shuar urinë e asgjë tjetër, por harron se në rast falimentimi të tyre, pas këtyre muajve të izolimit, s’do mbetet asnjë kush t’i jap për të ngrënë, tu paguaj sigurimet, t’i derdhi shtetit taksat në buxhet për paga e pensionet.

Kur flitet për mbylljen e bareve, restoranteve dhe klubeve, injorantët e fushës nënkuptojnë vende qejfi e ahengjesh, që nuk i hyn në punë askujt e mirë bëjnë të mbyllen, por harrojnë se të gjitha bashkë, janë një prej bizneseve që paguajnë taksa më të mëdha në këtë vend, sigurime shoqërore dhe paga për mijëra të punësuar, që shumë shpejt nëse nuk ndihmohen apo shihen me përparësi, do të mbeten rrugëve.

Madje të bënë habi shumë, kur dëgjon ministrin e turizmit z. Blendi Klosi që të jep mend, se kur do të hapen kufijtë, kur do nisin fluturimet, kur do vinë turistët e parë, se ku do e nguli çadrën kinezi e ku më tutje do hap peshqirin polaku, por harron se në listën e shërbimeve nuk do të ngelet asgjë për të cilën këta turistë kanë ardhur të shijojnë në këtë vend të bekuar nga Zoti, por të mallkuar prej atyre që e drejtojnë.

Këto biznese nuk kërkojnë tu falen para edhe pse “lufta” u tregua shumë e ashpër me to, por ama kërkojnë kujdesin e shtetit për t’i dhënë një mundësi për të mbijetuar, në mënyrë që të sigurojnë vazhdimësinë për veten dhe të gjithë ato mijëra të punësuar, në mënyrë që halli i tyre sot, mos të jet në kurriz të shtetit nesër.

Letra e shoqatës drejtuar kryeministrit Edi Rama:

ShareTweetSendSend

Related Posts

Nga berberë, barinj, bastexhinj, spiunë, kamarierë me gradën ‘doktor shkencash’, e masazhatore: Kandidatët e pazakontë të 25 prillit
Aktualitet

Nga berberë, barinj, bastexhinj, spiunë, kamarierë me gradën ‘doktor shkencash’, e masazhatore: Kandidatët e pazakontë të 25 prillit

17/04/2021
FOTO LAJM/ Zbarkon “londinezi” i parë në Aeroportin e Kukësit
Aktualitet

FOTO LAJM/ Zbarkon “londinezi” i parë në Aeroportin e Kukësit

17/04/2021
“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës
Aktualitet

“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës

16/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In