• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion, skandale dhe si spiunë… Basha nëpërkëmbi premtimin me ish-drejtorët e Berishës

07/10/2020
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës, kush është emri i rëndësishëm që mungon
14
VIEWS

Emrat paraprakë të konfirmuar deri më sot si kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike rrëzojnë premtimin e bujshëm të Lulzim Bashës se kandidatët e partisë kryesore në opozitë ‘do të jenë të pastër si kristali’, bashkë me komisionin ‘Nishani’ të verifikimit.

Ish-drejtorë të shpallur në kërkim, ish-zyrtarë që i kanë shpëtuar drejtësisë me procedurë për historitë më të mëdha të korrupsionit të pluralizmit, pinjollë të familjeve të korrupsionit, protagonistë të skandaleve zgjedhore, të akuzuar si spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, etj, po piketohen dhe përgatiten nga Lulzim Basha dhe rrethi i tij, për t’u bërë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Kreshnik Bozho është konfirmuar pjesë e listës paraprake të kandidatëve të PD në Sarandë. Bozho ka qenë drejtor i ALUZNI-t dega Tiranë, gjatë kohës së qeverisjes së PD. Prokuroria kërkoi në vitin 2015 që ta a.rrestonte dhe e shpalli në kërkim për shpërdorim detyre në procesin e dhënies së lejeve të legalizimit në Tiranë.

Shkeljet penale janë konstatuar fillimisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka depozitar një dosje në Prokurori për Bozhon dhe më pas ka pasur edhe një kallëzim nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Në zgjedhjet e vitit 2015, Bozho u bë objekt diskutimesh për fotografimin dhe publikimin e fletës së votimit, duke votuar veten e tij si kandidat i PD për Bashkinë Sarandë.

Në Vlorë mes kandidatëve rezulton edhe këshilltari ushtarak i Presidentit Ilir Meta, Piro Ahmetaj. Më parë Ahmetaj ishte këshilltar i ish-presidentit Nishani, ku u përfshi në një betejë të gjatë dhe të ashpër akuzash me deputetë të Kuvendit. Për rrjedhojë, Ahmetaj dha dorëheqjen në vitin 2015.

Deputeti Spartak Braho e ka akuzuar publikisht Piro Ahmetajn se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Shkodrani’. “Për lidhjet me Sigurimin e Shtetit të z. Pirro, i ka ditur mirë Safet Zhulali, i cili ka pasur rastin të trajtojë “Shkodranin” kur ishte ministër i Mbrojtjes”, ka deklaruar Braho.

Në Durrës mes kandidatëve është konfirmuar edhe Armand Teliti, ish-zëvendës i Lulzim Bashës në Ministrinë e Transporteve, i cili bashkë me Bashën dhe Andi Tomën, i shpëtoi me procedurë gjykimit në vitin 2009 për skandalin me Rrugën Durrës-Kukës.

Në Durrës është përfshirë në listë në mënyrë manipulative dhe pas votimit si kandidat i mundshëm, Enri Çeno, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsion si dhe para se të dënohej, i shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie.

Në Elbasan, pjesë e listës paraprake është Aurel Bylykbashi, i proceduar nga thirrje për dh.unë, bllokim të procesit të votimit dhe vëllav.rasje. Vëllai i tij, Arjan Bylykbashi, në vitin 2004, kur ai mbante detyrën e drejtorit juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të B.urgjeve, u a.rratis nga Shqipëria pasi u shpall në kërkim nga Prokuroria për shkak të akuzës se kishte marrë ryshfet për të liruar 30 të b.urgosur.

Në Elbasan është konfirmuar edhe Endri Hasa, ish-deputet i PD, më parë teknik i IT në ministrinë e Lulzim Bashës, ku më pas bëri letrat sikur vinte nga diaspora, duke u katapultuar në AKSHI, fillimisht si specialist dhe më vonë si drejtor. Në postin e drejtorit mbahet mend për dhënien e 17 tenderave nga 23 në total kompanisë së një shoku të tij.

Fituesi i privilegjuar i tenderave nga Hasa, ia ka shpërblyer Hasës në vitet në vazhdim duke detdhur miliona lekë në kompanitë e tij private, siç do faktohet në vazhdim nga një investigim i Shqiptarja.com. Endri Hasa ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe një kredi si i pastrehë, duke qenë pronar i dy shtëpive, ndërsa ka fshehur edhe një vilë, dosje e cila ende nuk është trajtuar nga drejtësia shqiptare.

Në Përrenjas, pjesë e listës është Ardjan Zeneli, ish-kryetar Komune, i a.rrestuar më parë për afera me tenderat.

Në Dibër pjesë e listës së kandidatëve të PD-së është ish-gjenerali i Xhemal Gjunkshi i akuzuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë si i përfshirë në një skemë korrupsioni, duke u marrë ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.

Në Shkodër pjesë e listës paraprake të PD rezulton edhe Blendi Gjylbegaj, drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, i proceduar në vitin 2019, në kuadër të a.rrestimit të disa tatimorëve të bashkisë, të cilët u merrnin ryshfet hoteleve.

Pjesë e listës në Shkodër është edhe Zef Hila, i shkarkuar nga kryeministri Rama në vitin 2019 si kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, si i implikuar në djegien e një shkolle dhe materialeve zgjedhore./Shqiptarja.com

ShareTweetSendSend

Related Posts

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..
Aktualitet

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..

07/03/2021
Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…
Aktualitet

Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…

07/03/2021
Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek:  40-vjeçarja zabrdh të vërtetën
Aktualitet

Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek: 40-vjeçarja zabrdh të vërtetën

07/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In