• Kontakt
Thursday, February 25, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK regjistron procedimin ndaj dy antarëve të KPA-së: Hajdarit dhe Daci nën hetim për mbylljen e hetimit për Besnik Canin

12/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
SPAK regjistron procedimin ndaj dy antarëve të KPA-së: Hajdarit dhe Daci nën hetim për mbylljen e hetimit për Besnik Canin
197
VIEWS

Seanca e djeshme ndaj prokurorit, njëkohësisht dhe anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, nuk ishte e lehtë. Avokati i prokurorit në nisje të procesit kërkoi paraprakisht ndërprerjen e mandatit të gjyqtarëve Ardian Hajdari dhe Luan Daci, për të cilët më herët ka kërkuar dhe përjashtimin e tyre nga gjykimi i tij.

Avokati i Canit kërkoi që Kolegji i Apelimit të pezullojë gjykimin e çështjes në fjalë, ndërsa kujtojmë se në seancat e para Cani i kërkoi Kolegjit që të ndërpresë procesin për të, pasi pretendon se ai nuk e gëzon më statusin e prokurorit, pasi tashmë është anëtar i KLP. Kolegji, pas kërkesave të prokurorit, pas 3 orësh diskutim mes tyre, vendosi t’i përgjigjet negativisht prokurorit, duke rrëzuar kërkesat paraprake të tij, për të nisur procesin normalisht. Në rinisjen e procesit, kryesuesi i kërkoi Komisionerit si fillim që të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me provat e depozituara nga Cani,

Komisioneri nga ana tjetër deklaroi se prokurori me provat e depozituara nuk ka provuar të kundërtën e ankimimit, duke theksuar se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimimit, por prokurori i kundërshtoi. Pas kësaj, trupa gjykuese e KPA, në kuadër të shkaqeve të ankimimit dhe provave të reja që administruan dhe u bënë pjesë e fashikullit gjyqësor, vendosi të çelë hetimin gjyqësor. Por, vendosi sërish mbylljen e procesit, pasi të dyja palët nuk paraqitën kërkesë për depozitim të provave të reja shtesë.

Për pasojë, Kolegji vendosi që ta mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi Komisionerin dhe prokurorin që të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, që u la në datën 18 shkurt. Ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi kërkesën e prokurorit Besnik Cani për përjashtimin e dy anëtarëve Ardian Hajdari dhe Luan Daci nga seanca, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet.

Mësohet se SPAK ka regjistruar procedimin ndaj dy anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi u kallëzuan nga prokurori, njëkohësisht dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ndërkohë, kujtojmë se ky është rasti i parë ku anëtarët e trupave të vetingut në drejtësi bëhen objekt i hetimit për akuzën e falsifikimit të formularit të aftësive profesionale.

Share3TweetSendSend

Related Posts

VIDEO/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit! Dibranët të votojnë Lulin dhe Xhelalin
Aktualitet

VIDEO/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit! Dibranët të votojnë Lulin dhe Xhelalin

25/02/2021
PS e vetme në garë, Paloku “me shumë shokë”: Rama është 57 vjeç e s’ka asnjë shok! Vangjeli:  “Jo, mo jo. Shikoj listën dhe s’më duket se Basha është në shoqëri të mirë”
Aktualitet

PS e vetme në garë, Paloku “me shumë shokë”: Rama është 57 vjeç e s’ka asnjë shok! Vangjeli: “Jo, mo jo. Shikoj listën dhe s’më duket se Basha është në shoqëri të mirë”

25/02/2021
Presioni i SHBA ndaj Serbisë, Vuçiç: Na pret periudhë e vështirë…
Aktualitet

Presioni i SHBA ndaj Serbisë, Vuçiç: Na pret periudhë e vështirë…

24/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In