• Kontakt
Sunday, February 28, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spahiu thirrje ambasadores Kim: Bojkoto Berishën se është shpallur “non grata” nga SHBA, reforma në drejtësi makth i tij

29/01/2020
in Aktualitet, Debat
80
VIEWS

Ndonëse ka vetëm dy ditë që ka marrë zyrtarisht detyrën, të shumtë janë politikanët dhe zyrtarët e lartë që i kanë uruar suksese në punën e saj fisnike ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Por përtej mesazheve të urimit, dje në adresë të ambasadores Kim ka shkuar edhe një thirrje e pazakontë e artikuluar nga ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, ka nënvizuar disa arsye se përse diplomatja amerikane duhet të bojkotojë takimet me disa nga politikanët shqiptarë, teksa më i shigjetuari dhe që nuk duhet afruar është ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë kontekst, zoti Spahiu i ka kërkuar zonjës Kim që të mos e takojë Berishën, pasi sipas tij, ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA dhe është një antiamerikan i thekur. Madje, për të vërtetuar se ka të drejtë, ish-kreu i Aleancës Kuqezi i ka kujtuar ambasadores së re, faktin që Berisha ka pasur raporte të tensionuara me paraardhësit e saj. “Shkëlqesia e saj Yuri Kim duhet që për 10 arsye diplomatike s’duhet të takohet me ish-deputetin Sali Berisha: Sepse ai sot s’ka asnjë status politik dhe juridik dhe ka djegur vetveten me mandat dhe me pozicion politik me idenë dhe projektin e tij destabilizues 2019; Sepse ai është non-grata në SHBA dhe s’mund jetë i pranueshëm në rrugën e Elbasanit që është territor i SHBA; Sepse ai është organizatori i gjithë propagandës dhe faktorëve anti-amerikanë në Shqipëri; Sepse ai ka akuzuar zyrtarisht si të korruptuar, imoral apo si guvernator të pa emëruar, çdo ish ambasador amerikan, Mariza Lino, Limpreht, Jahms Jefry, Withers, Arvizu dhe Donald Lu; Sepse ajo s’duhet bëj gabimin e 7 ambasadorëve të mëparshëm që i dhanë dorën “gjarprit” anti-amerikan dhe ai i kafshoi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, një tjetër arsye që zoti Spahiu i ka sjellë si fakt që ambasadorja Yuri Kim duhet t’i referohet në mënyrë që të bojkotojë takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha është urrejtja që ky i fundit ka për reformën në drejtësi. “Sepse Sali Berisha është frankofon i deklaruar publikisht dhe i vetmi që zyrtarisht përshëndeti Francën për votën kundër Shqipërisë në BE; Sepse Berisha është organizatori i të gjithë pengesave për reformën në drejtësi dhe projektet amerikanë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit; Sepse ai pa mbërritur ju zonja Yuri Kim në Tiranë ka mbushur rrjetet sociale të tij me propagandën që: “Na mbytën ambasadorët me origjinë kineze””, nënvizoi Spahiu.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…
Aktualitet

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…

28/02/2021
Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!
Aktualitet

Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!

28/02/2021
“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”! Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut dhe ‘thumbon’ të gjithë ata që rrinë kafeneve
Aktualitet

“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”! Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut dhe ‘thumbon’ të gjithë ata që rrinë kafeneve

28/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In