• Kontakt
Thursday, February 25, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Si do të jetë 2020-a juaj? Nëse jeni kuriozë, ndaluni dhe lexojeni

18/01/2020
in Kuriozitete
Si do të jetë 2020-a juaj? Nëse jeni kuriozë, ndaluni dhe lexojeni
407
VIEWS

Prej kohërash që nuk mbahen mend, njerëzit në përgjithësi kanë një interes të madh për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, pamundësia për të vëzhguar dhe mungesa e analizës logjike të jetës, bëjnë që disa individë të zbulojnë se ekziston diçka mistike, e mbinatyrshme ose hyjnore, që kontrollon praktikisht të gjitha hapat e tyre.

Në fakt, ekziston një mbizotërim historik i përdorimit të fatit, parashikimit, besëtytnisë dhe mistikës, për të “parë” në të ardhmen dhe për të zbuluar se çfarë do të ndodhë.

Në vend që të mendoni për një vit të tërë, po sikur të shihni e vëzhgoni hapësirën kohore, për shembull të një ndeshje futbolli? Nëse lojtarët zbresin në fushë duke e ditur që do të fitojnë ose humbasin, ku do të ishte kënaqësia e lojës? Dhe nëse ekipi është i stërvitur dhe i sigurt, pse duhet ta dijë rezultatin paraprakisht? Tani, nëse ekipi nuk do të ishte i stërvitur dhe do të ishte i pasigurt, mbase do të përpiqeshin të dinin rezultatin përfundimtar, si një mënyrë për të lehtësuar ankthin e tyre. Kjo është pra, pika themelore: vetëbesimi!

Filozofi L. Ron Hubbard ka shkruar: “Besimi tek vetja është vetëm siguri. Aftësia juaj është siguria juaj. Nuk ka siguri tjetër, përveçse ajoq ë është brenda jush”.

Nëse dikush e di se do të arrijë qëllimet e tij dhe do t’i bëjë realitet ëndrrat këtë vit që sapo ka filluar, ai nuk do të ketë asnjë interes të dijë të ardhmen. Jeta për këtë person është një lojë dhe vazhdon me vendosmëri dhe angazhim. Por kur një individ ndihet i paaftë dhe nuk i beson fuqisë së tij për të arritur gjërat, ai do të kërkojë burime të tjera për t’u mbështetur, një prej të cilave është sigurimi i rremë i një parashikimi optimist.

Dhe shkaku i uljes së vetëbesimit është akumulimi i humbjeve dhe dështimeve në jetë. Kurdoherë që një person ka vendosur të bëjë diçka dhe ka dështuar në mënyrë tragjike dhe të dhimbshme, ai ka gjeneruar një imazh të këtij episodi që mbetet në mendjen e tij, pavarësisht nëse e kujton apo jo. / meb.al

FacebookTwitterGoogle+LinkedIn

ShareTweetSendSend

Related Posts

Harrojini gjurmët e gishtërinjve, së shpejti mund të identifikoheni nga venat
Kuriozitete

Harrojini gjurmët e gishtërinjve, së shpejti mund të identifikoheni nga venat

16/02/2021
Kjo hile do t’ju shpëtojë nga tensioni i lartë i gjakut në sekondë!
Aktualitet

Kjo hile do t’ju shpëtojë nga tensioni i lartë i gjakut në sekondë!

13/02/2021
E vërteta e lajmit të portaleve shqiptare, për “rrëmbimin” e një anije në Britani nga 7 shqiptarë
Kuriozitete

E vërteta e lajmit të portaleve shqiptare, për “rrëmbimin” e një anije në Britani nga 7 shqiptarë

10/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In