• Kontakt
Sunday, February 28, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtëpia e Bardhë: Grenell dhe O’Brien refuzojnë masat gjysmake të Albin Kurtit

27/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Shtëpia e Bardhë: Grenell dhe O’Brien refuzojnë masat gjysmake të Albin Kurtit
21
VIEWS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

Gazeta Express ka mësuar në natën e së enjtes, nga burimet e saj të besueshme, se masat gjysmake të Kurtit janë kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka refuzuar propozimet e Kurtit për heqjen e tarifës ndaj Serbisë, për t’i hapur rrugën vazhdimit të dialogut, bëjnë të ditur burimet e Gazetës Express.

Masat gjysmake të shefit të ekzekutivit kosovar i ka refuzuar dhe këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, kanë treguar burimet.

Para se të vinte reagimi nga Uashingtoni, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth trysnisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të vendit për heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA’në”, ka deklaruar Hoti në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Sot, Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

E nëse Serbia ndalon fushatën jomiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit.

Share3TweetSendSend

Related Posts

Aurela promovon Bashën… si timonier! Erion Braçe e kap në shkelje të rëndë Lulin: Vërë rrypin o rryp apo nuk je zgjuar akoma dhe ëndërron sikur ke hequr ligjin e “rrypit”!  (Foto)
Aktualitet

Aurela promovon Bashën… si timonier! Erion Braçe e kap në shkelje të rëndë Lulin: Vërë rrypin o rryp apo nuk je zgjuar akoma dhe ëndërron sikur ke hequr ligjin e “rrypit”! (Foto)

28/02/2021
Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…
Aktualitet

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…

28/02/2021
Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!
Aktualitet

Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!

28/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In