• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, arrestohen 16 persona në Shkup, policia maqedonase tregon çfarë ndodhi mes dasmorëve dhe të rinjve

20/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
“Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, arrestohen 16 persona në Shkup, policia maqedonase tregon çfarë ndodhi mes dasmorëve dhe të rinjve
14
VIEWS

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës.

Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar; të stolisur me flamuj kombëtar.

Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedons, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë.

“Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq.

Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”

Tifozët e njëjtë edhe një javë të parë kishin marshuar sheshit të Shkupit me brohoritje të tilla derisa në stadiumin e qytetit po luante ndeshje Shkupi-Vardari.

Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla.

“Sjelljet e Komitëve burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet. Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan, fenomene të këtilla s’do të kenë të ndalur”, kështu ka reaguar Ziadin Sela nga partia Aleanca për Shqiptarët.

Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive./REL

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!
Aktualitet

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!

06/03/2021
Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK
Aktualitet

Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK

06/03/2021
Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar
Aktualitet

Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In