• Kontakt
Monday, March 1, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

Shkëlzeni duhet të shqetësohet për boronicat dhe shpërthimin në Gërdec, jo për librin në SHBA!

03/09/2020
in Blog
Shkëlzeni duhet të shqetësohet për boronicat dhe shpërthimin në Gërdec, jo për librin në SHBA!
21
VIEWS

Nga Ylli Pata

Që prej tre vitesh në këtë kohë Shkëlzen Berisha bëhet lajm në SHBA, e përkatësisht në Shtetin e Florida-s, pasi djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk i ka pëlqyer se është bërë personazh i një best selleri në SHBA që më pas u bë film, në Hollywood.

Bëhet fjalë për librin “Armët e Çunat” që më pas u bë film i famshëm “War Dogs” me aktorët briliantë: Jonah Hill, Miles Teller e super të famshmin Bradley Cooper.

Shkëlzen Berisha, hodhi në gjyq, në një gjykatë në Florida, duke paguar avokatë në SHBA për librin, ku kundërshtonte si autorin Guy Lavvson, por edhe dëshmitarin bazë të tij në rrëfim që ishte Efraim Diveroli, përsonazhi bazë i aferës së Gërdecit.

Berisha kundërshtonte përmendjen e emrit të tij në libër, të emrit të tij në aferën e trafikimit të municioneve që demontoheshin në punishten e Gërdecit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008 ku shkaktoi 26 të vdekur e qindra të plagosur.

Gjykata e Shkallës së Parë në Florida, nuk e mori për bazë ose thënë më troç e rrëzoi padinë e Shkëlzen Berishës, duke mbrojtur të drejtën e shkrimtarit, Guy Lawson, për të rrëfyer historinë e Gërdecit.

Vetë Autori i “Armët e Çunat”, ja dedikoi fitimin e gjyqit të shkallës së parë viktimave të Gërdecit e në radhë të parë fëmijës Edison Durda.

“Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare”, shkruajti Lavvson.

Por i biri i ish-kryeministrit nuk e la çështjen me kaq dhe e çoi çështjen në Apel, e cila sërish e rrëzoi padinë e tij. Gjykata e Floridas ka rrëzuar padinë e Shkelzenit dhe për pasojë dhe kërkesën e tij për një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh për prishje imazhi.

Në shpjegimin e dhënë nga gjykata e Floridas u morën të mirëqëna dhe akuzat e vajzës së Kosta Trebickës se në vrasjen e babait të saj biznesmen ka gisht djali i ish- kryeministrit Berisha dhe një sërë provash e faktesh të tjera që vertetonin se Shkelzen Berisha ishte pronari i vërtetë i punishtes së vdekjes në Gërdec.

Por çfarë përbën thelbin e kësaj çështjeje?

Pas shpërthimit të Gërdecit, New York Times, shkroi një shkrim investigativ ku bënte të ditur se afera e municioneve me Afganistanin, si kontratë me SHBA, përfshinte djalin e Kryeministrit të kohës, Shkëlzen Berisha.

Pas gazetës prestigjoze amerikane u shkrua libri best steller dhe më pas filmi cult në Hollyvvood. Shkëlzen Berisha tentoi që të penalizonte autorët e librit, filmit e protagonistët e tyre, me logjikën e përjashtimit të emrit të tij nga historia e Gërdecit.

Të paktën në publikun amerikan nëpërmjet gjykatës. Në dy shkallë nuk ja arriti ta bëjë. Imagjono, ndërsa në SHBA janë kryet disa seanca e dy vendime, në Shqipëri kurrë nuk u arrit një hetim i plotë mbi ngjarjen tragjike që shkakroi 26 viktima. Dhe po të shkojmë më tej, Shkëlzen Berisha sot ka zhvilluar një fabrikë boronicash, pranë Gërdecit, me vlerë miliona euro.

Mbase Shkëlzeni duhet të shqetësohet për burimin e këtyre të ardhurave disa milionë euro, pa punuar asnjë ditë, të shqetësohet për shpërthimin me 26 viktima në Gërdec dhe jo për librin e botuar në SHBA.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Çështja çame” e 25 prillit si parodi: Përse Basha nuk e ka vendosur në program?!
Blog

“Çështja çame” e 25 prillit si parodi: Përse Basha nuk e ka vendosur në program?!

28/02/2021
Pse Berisha po teston “poshtërimin” e PD?
Blog

Pse Berisha po teston “poshtërimin” e PD?

28/02/2021
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
Blog

Beteja e humbur kundër sondazheve

28/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In