• Kontakt
Tuesday, March 9, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkëlzen Berisha humbi gjyqin në SHBA për Gërdecin, Balla: Të rihapet dosja…! Komentuesit kërkojnë llogari: Po ju ku jeni, Saliu duhet të ishte në burg?!

03/09/2020
in Aktualitet, Debat
Shkëlzen Berisha humbi gjyqin në SHBA për Gërdecin, Balla: Të rihapet dosja…! Komentuesit kërkojnë llogari: Po ju ku jeni, Saliu duhet të ishte në burg?!
42
VIEWS

Pasi humbi gjyqin në Apel në SHBA, me gazetarin Guy Lawson, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon rihapjen e hetimeve për Shkëlzen Berishën si i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit.

Sipas tij, ky vendim i drejtësisë amerikane konfirmon përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe përmes tij të Sali Berishës në masakrën që mori 28 jetë njerëzish të pafajshëm. Megjithatë, në reagimin e tij, Balla është përballur me një lumë komentesh nga qytetarët të cilët “i kërkojnë llogari” se përse deri më tani nuk është ndëshkuar Berisha.

Ata shprehen të zhgënjyer nga drejtësia e re, sipas së cilëve puna e parë që duhet të bënte SPAK ishte dërgimi i Berishës prapa hekurave.

Komentuesi 1: Taulant drejtësia duhet të kishte mbaruar tani. Po e humbni shpresat fare këtë duhet ta kuptoni ju e jo të shkruajmë nëpër komente. Saliu duhet të ishte brenda tani. Po ju më ngjani se jeni të laparosur të gjithë me një kazan. Këtë thuaju popullit dhe mos u lodhni kot që ta dimë mirë se qeveria gjersa ikën gruri në Itali e shqiptarët ngrohen me gaz, ok.

Komentuesi 2: Lëreni drejtësinë amerikane, ajo funksionon për llogaritë e veta. Drejtësia shqiptare ku është? U mbeti goja SPAK, SPAK, SPAK! S-ë PAK-u të luajë nga vendi i uruari…

Komentuesi 3: Taulant ç’më duhet mua vendimi i gjykatës amerikane, kur ju personalisht ishit prezent në 21 janar dhe kur u vranë 4 veta dhe keni 7 vjet në pushtet dhe gjaku i tyre thërret akoma për drejtësi. Ju premtuar drejtësi,por nuk e bëtë kurrë. Ju jeni gënjeshtar ata vrasës. Populli është ngopur me gënjeshtra. Ai vrau, e të vrarë nuk shohin gjë. Ju gënjeni dhe gënjshtra të vret përditë

Komentuesi 4: O zoti Balla, po kjo drejtësia jonë ku është? Të jesh i sigurt se para një viti të gjithë njerëzit besonin dhe mezi prisnin SPAK kurse tani nuk e besojmë më. Qytetarët kanë tërë ditën para syve ‘piraten e karaibeve’ ku dhe hiqet me duart e pastra. Kështu kam respekt për punën e bërë në qarkun tënd, por për drejtësinë është më mirë të mos flisni, se i acaroni më keq njerëzit.

Statusi i plotë i Taulant Ballës

Drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia amerikane konfirmon përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe përmes tij të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit

Vendimi i gjykatës amerikane është detyrues për ri-hapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA ka rrëzuar përsëri pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit.

Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.

Gjyqtarët amerikanë në vendimin e shpallur dje, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.”

Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë. /Shqiptarja.com

ShareTweetSendSend

Related Posts

Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim publikon FOTON e rrallë, prezanton për herë të parë me mbesat e saj dhe ka një mesazh të fuqishëm

09/03/2021
Lumturohet Besniku i komisionit Ruli…shkuli: I lumtur për kthimin e Hal.imit, jurist i madh, ndihmoi Bechettin të fitonte gjyqin me Ramën! Ja pse na duhet në SHQUP
Aktualitet

Lumturohet Besniku i komisionit Ruli…shkuli: I lumtur për kthimin e Hal.imit, jurist i madh, ndihmoi Bechettin të fitonte gjyqin me Ramën! Ja pse na duhet në SHQUP

09/03/2021
“Ish-sigurimsa, me pseudonime qukapiku, çakmaku…”, shpërthen i revoltuar në Kuvend Myslim Murrizi dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Këtu kam një dosje!
Aktualitet

“Ish-sigurimsa, me pseudonime qukapiku, çakmaku…”, shpërthen i revoltuar në Kuvend Myslim Murrizi dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Këtu kam një dosje!

09/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In