• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrëfimi “prekës” i Kastro Zizos: Si e lashë alkoolin… dhe LSI-në

09/10/2020
in Aktualitet
Rrëfimi “prekës” i Kastro Zizos: Si e lashë alkoolin… dhe LSI-në
11
VIEWS

Nga të gjitha deklaratat e artistëve që janë shfaqur ditët e fundit në mbështetje të politikës, duket qartë që nevoja për t’u ndjerë i mbështetur, i kapërcen të gjitha. A mund të gjykohen artistët që shfaqen krah politikanëve, vetëm sepse duan të ndihen të sigurt, të papërjashtuar?!

Nuk duhet të jetë vetëm çështje financiare, përndryshe artistë miliona dollarësh në të gjithë botën, nuk do të bënin deklarata politike çdo prag zgjedhjesh apo nuk do t’i mbushnin emisionet e tyre me emra në mbështetje të njërit apo të tjetrit. Sidoqoftë, marrëdhënia është e pastër, në çdo rast dhe për këdo, artist ose jo; më ndihmove, do të ndihmoj dhe kur je esëll, këto gjëra i kupton më mirë! Kaq është bërë bota.

Kastro Zizo, një ditë më parë, doli në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nga Njësia 4, në mbështetje të vijueshmërisë së punës së tij dhe të Partisë Socialiste. Gjykimet në rrjetet sociale nuk nguruan as këtë herë, si çdo herë, por tani që ka lënë alkoolin, LSI-në, siç deklaroi vetë në prezantimin me Veliaj, idetë i ka më të qarta sepse “tani i kanë ardhur trutë!”

Ekspozimi yt me politikën nuk është i ri, përse mendon që një artist duhet të krijojë marrëdhënie me politikën?

Një artist duhet të krijojë marrëdhënie me këdo që suporton artin e tij. Arti nuk është për plotësim egoje, por për shpërndarje në masë, për të ndryshuar apo krijuar një koncept të ri. Në momentin që politika e mbështet atë, atëherë patjetër që mbështetja do të jetë reciproke, cilido qoftë krahu politik.

Sfondi i angazhimit tënd politik, cilado qofshin përmasat, ka qenë me LSI, çfarë e solli kalimin te partia tjetër?

Në fakt, në LSI kam suportuar miq e shokë, më shumë sesa partinë apo projektin në tërësi. Kam kaluar një kohë shumë të mirë dhe produktive, kam krijuar shumë miqësi të cilat qëndrojnë përtej politikës. Njeriu ka disa kapituj në jetë dhe unë jam në një kapitull te ri ku dua të punoj me një projekt të ri dhe pa alkool.

Ç’marrëdhënie ke pasur, nëpër vite, me kryetarin Veliaj dhe si ishte ftesa për t’iu bashkuar PS-së?

Me kryetarin kemi njohje të vjetër dhe në fakt, nga distanca gjithmonë e kam suportuar. Shpesh i shkruaja apo kritikoja për gjëra që nuk më pëlqenin, madje edhe duke e stresuar që në X vend koshi i plehrave është plot! Çdo gjë rrodhi natyrshëm…sistemi botëror funksionon me bazë komunikimin dhe bashkëveprimin njerëzor, kështu që njerëzit duhet të investojnë kohë, mendje, nerva në njerëz të tjerë që i suportojnë në ide që të jenë më të gjata se një natë pije dhe një të nesërme me dhimbje koke!

Kastro, jashtë politikës, cilat janë aktualisht angazhimet e tua, në televizion dhe muzikë?

Më datën 17 tetor fillon ‘Urta Fest’ ne Rtsh1, një kompeticion, festival hip-hop me bazë talentet e reja. Një festival ku jam producent dhe pretendoj shumë për t’i dhënë një hapësirë tjetër muzikës urbane në vend. Ndërkohë po punoj dhe për dy projekte paralele për një media, si producent i jashtëm.

Si e sheh përfshirjen tënde në vijim, në ç’mënyrë do t’i mbështesësh këta muaj politikë?

Unë do të mbështes çdo ide dhe veprim të mirë që shoh, siç dhe do të bërtas për çdo gjë të keqe që ndiej!

Si i kombinon angazhimet e tua profesionale e familjare, për t’i bërë të gjitha mirë?

Me dëshirë çdo gjë bëhet. Tingëllon klishe, por vërtetë që me dëshirë mund t’i bësh të gjitha! Mes xhirimeve, studios dhe larjes së Dantes ka vetëm dashuri në atë që bej, rezultati është shumë i rrjedhshëm në të bërit të gjitha…jo detyrimisht mirë, por me plot dashuri.

A i duhet artistit politika, apo politikes artisti?

Qëndrime mbi atë që ndodh rreth jetës sonë i duhet secilit, jo vetëm artistit. Marrëdhënia e të dyja palëve është sa e ngushtë aq edhe moskokëçarëse. Të dyja palët bëjnë dhe pa njëra-tjetrën, çështja është që t’i bëjmë të bashkëveprojnë për të dhënë zhvillim në të mirë të artit./Nga Ani Jaupaj, dritare.net

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!
Aktualitet

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!

06/03/2021
Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK
Aktualitet

Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK

06/03/2021
Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar
Aktualitet

Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In