• Kontakt
Sunday, January 24, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rihapja e dosjes “Hajdari” vihet në pikëpyetje, sëmuret papritur gjyqtari i Izet Haxhisë dhe vështirësohet përballja me Berishën

05/12/2020
in Aktualitet, Dosja X
Rihapja e dosjes “Hajdari” vihet në pikëpyetje, sëmuret papritur gjyqtari i Izet Haxhisë dhe vështirësohet përballja me Berishën
54
VIEWS

Nisin zvarritjet e gjyqit të Izet Haxhisë. Gazeta e tha pak javë më parë se po bëhej një luftë e fortë në prapaskenë për dosjen “Hajdari” dhe sinjalet forcohen nga dita në ditë.

Ditën e djeshme ishte planifikuar të mbahej seanca e radhës, por ajo u shty sepse një prej anëtarëve të trupës gjyqësore ishte sëmurë. Gjyqtari Vraniçi nuk u paraqit dhe për këtë arsye seanca u shty për javën që vjen. Pak kohë më parë ishte prokurori që u sëmur, tani gjyqtari, lëvizje të cilat tregojnë se një pjesë e madhe nuk e duan të mbyllet sa më shpejt kjo çështje.

Izet Haxhia ka si qëllim përballjen e tij me Berishën, por me zhvillimet e fundit kjo gjë sa vjen dhe vështirësohet. Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg në mungesë nga Gjykata e Tiranës për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai qëndroi për shumë vite në Turqi, ku pas disa betejash gjyqësore gjykata turke ekstradoi në Shqipëri, ku u vendos rigjykimi i tij nga zeroja. Prokuroria dhe Haxhia thirrën fillimisht 30 dëshmitarë. Berisha, Ylli Rakipi, Sali Lusha, Zenel Neza, Jaho Mulosmani, Aishe Haklaj, Zylfie Haklaj, Muharrem Haklaj, etj., janë disa nga emrat të cilët janë thirrur nga të dyja palët, pasi ata kanë dijeni mbi ngjarjen.

Më pas Izet Haxhia kërkoi dhe dy emra të tjerë surprizë, Majlinda Popoviç dhe Fatos Klosin. “Azem Hajdari para se të vritej dhe ditën e vrasjes mbante si telefon, numrin që kishte me kontratë kjo shtetase. Ai këtë gjë e bënte shpesh, sepse i shmangej përgjimeve telefonike, ndaj nuk kishte asnjë telefon të tij me kontratë. Në këtë numër telefoni që figuron në emrin e Majlinda Popoviç, me banim në Shkodër, Azemin e kanë nxjerrë në pritë ku edhe e vranë.

Kjo dëshmitare do të hedh dritë për këtë fakt dhe më tej do të kërkojmë ku ndodhet ky telefon si dhe tabulatet e tij për bisedat e zhvilluara para dhe mbas vrasjes së Azem Hajdarit”, tha avokati Idajet Beqiri mbi thirrjen e Popoviç. Por ndodhi çudia sepse trupa gjyqësore refuzoi pjesën dërrmuese të dëshmitarëve, që nga Haklajat te Klosi dhe te Berisha. Për këtë të fundit u la në një moment të dytë.

Thirrja e Berishës

Ish-kryeministri dha një deklaratë në ambasadën amerikane pas vrasjes së Hajdarit dhe për këtë arsye u kërkua dëshmia e tij në gjykatë. “Në fashikullin e gjykimit, në faqet 707-708-709-710 ndodhet Deklarata e Partisë Demokratike e firmosur në datën 16 korrik 1999 nga dëshmitari Sali Berisha dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Robert H. Frowik.

Në këtë deklaratë Sali Berisha jep me hollësi gjithë versionin e ngjarjes, orën e saktë të ndodhjes së krimit, si e ka dëgjuar atë, kush ishin qëlluar, nga kush u qëlluan, me kë ishte takuar Azem Hajdari para se të shkonte në vendin e krimit etj. etj., shpjegime të hollësishme të kësaj dite ngjarje dhe të ditëve të tjera para dhe pas saj. Deklarimet e Berishës para gjykatës janë të domosdoshme.

Ai nuk ka qenë i pranishëm në vend ngjarje, por është personi i parë që i ka shkuar i gjithë informacioni për ngjarjen nga dëshmitarët okularë, të cilat ai i ka bërë pjesë të deklaratës së tij”, thuhet në kërkesën e Izet Haxhisë. Sipas tij, deklarimet e Sali Berishës se cilët ishin personat që i dhanë atij të gjitha hollësitë e ngjarjes, autorët e krimit me emër dhe mbiemër të përmendur prej tij në deklaratë, gjithë mekanizmin lëvizës të secilit person ditën e ngjarjes, mjetet dhe targat e tyre që u përdorën në krim, duhen shpjeguar nga kush i mësoi Sali Berisha që i bëri pjesë të dosjes hetimore dhe gjyqësore organi i akuzës dhe gjykata.

Related Posts

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda
Aktualitet

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

24/01/2021
Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!
Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!

24/01/2021
E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital
Aktualitet

E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

24/01/2021

NA NDIQ NË FACEBOOK

  • 38.2k Fans

LAJMET E FUNDIT

Rrëfimi i rrallë i Leka Zogut I për komunizmin në Shqipëri, kinezët e kuq, Bashkimin Sovjetik dhe agjentin sekret Kim Philby

Rrëfimi i rrallë i Leka Zogut I për komunizmin në Shqipëri, kinezët e kuq, Bashkimin Sovjetik dhe agjentin sekret Kim Philby

24/01/2021
Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

24/01/2021
Kur edhe grabitësit kërkojnë ndjesë me… dorë në zemër!

Kur edhe grabitësit kërkojnë ndjesë me… dorë në zemër!

24/01/2021
Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!

Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!

24/01/2021
E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

24/01/2021
Moti/ Shi e borë në Qarkun e Korçës, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt Dardhës

Moti/ Shi e borë në Qarkun e Korçës, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt Dardhës

24/01/2021
Tritan Kalo mesazh qytetarëve pas skandalit “Tire”: Episodet e njerëzve të pamoralshëm nuk mund të… Kurrë mos e humbni besimin!

Tritan Kalo mesazh qytetarëve pas skandalit “Tire”: Episodet e njerëzve të pamoralshëm nuk mund të… Kurrë mos e humbni besimin!

24/01/2021
“Me punë jo gjumë”! Kryeministri Rama prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij dhe ‘thumbon’ hapur opozitën (Video)

Kryeministri Rama e nis ditën në mënyrën më të bukur, nxjerr foton nga ky vend i rrallë i Shqipërisë

24/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In