• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama zbardh takimin me diplomaten e lartë: Nga sfidat e OSBE tek integrimi i Shqipërisë dhe lufta me k.rimin e organizuar

07/10/2020
in Aktualitet, Debat
Rama zbardh takimin me diplomaten e lartë: Nga sfidat e OSBE tek integrimi i Shqipërisë dhe lufta me k.rimin e organizuar
8
VIEWS

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE. Rama zbuloi temat kryesore që janë diskutuar, që nga sfidat e OSBE, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE e deri të lufta ndaj krimit të organizuar.

Teksa vlerësoi projektet e bashkëpunimit me Suedinë, kryeministri shqiptar tha s: “Jemi shumë të lumtur që së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresojmë që kjo do të vlejë për të promovuar drejtpërdrejt vendin tonë në vendet nordike, por edhe për tërhequr investimet në Shqipëri”.

Më tej, i pari i qeverisë shqiptare paralajmëroi edhe bandat k.riminale shqiptare që veprojnë në Suedi, dhe që vijojnë të kenë lidhje edhe në Shqipëri, që do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve për t’iu shtrënguar darën.

“Vitin e ardhshëm Suedia merr kryesinë e OSBE. Suedia është një partnere e angazhuar e Shqipërisë në procesin e integrimit. Kemi folur për temat e OSBE.

Me Anën kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një zgjidhje me dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesisimit të OSBE kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta, por që fatmirësisht kemi një qasje 100% të dakordësuar.

Jemi duke diskutuar së bashku edhe për atë që është një sfidë e madhe e kryesisë së OSBE, por është edhe një gur themeli në vazhdimin e punës së OSBE, që është përzgjedhja e drejtuesve të lartë të organizatës, pas asaj që ndohi me rrëzimin e paketës së parë të kandidaturave, diçka e pandodhur ndonjëherë në historinë e OSBE, dhe patjetër edhe për këshillin ministror të OSBE në Tiranë në fillim të dhjetorit, ku Ana do të jetë prezentë, edhe si marrja e stafetës së OSBE.

Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin me Suedinë në aspektin e integrimit evropian, që është një proces ku miqtë tanë suedezë janë plotësisht mbështetës dhe të angazhuar që ta shtyjnë përpara procesin, por edhe në aspektin e bashkëpunimit bilateral, ku kemi arsye të jemi shumë mirënjohës për Suedinë, që i ka qëndruar Shqipërisë pranë në gjithë këto vite, si një mik i vërtetë.

Projektet e bashkëpunimit me Suedinë kanë sjellë gjithmonë cilësi, mësime dhe kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej. Jemi shumë të lumtur që së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të vecantë suedez në turizëm dhe shpresojmë që kjo do të vlejë për të promovuar drejtpërdrejt vendin tonë në vendet nordike, por edhe për tërhequr investimet në Shqipëri.

Kemi diskutuar edhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe k.rimit të organizuar. Jemi të gatshëm që të cojmë në Suedi oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët suedezë dhe të shtrëngojmë darën për elementet k.riminalë, në rrjetet e k.rimit të organizuar në Suedi që janë nga Shqipëria dhe që kanë lidhjet e tyre këtu”, tha Rama.

ShareTweetSendSend

Related Posts

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..
Aktualitet

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..

07/03/2021
Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…
Aktualitet

Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…

07/03/2021
Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek:  40-vjeçarja zabrdh të vërtetën
Aktualitet

Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek: 40-vjeçarja zabrdh të vërtetën

07/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In