• Kontakt
Tuesday, April 13, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama: Nuk ka për të pasur ulje pagash e pensionesh. Nëse preken, vetëm për t’u rritur

29/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
Nga nesër mund të lëvizni me taksi Lista e bizneseve që do të hapen me 27 prill
99
VIEWS

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët deklaroi se nuk ka për të pasur ulje pagash e pensionesh dhe nëse preken, sipas tij ato do bëhen vetëm për t’u rritur.

Gjithashtu Rama u ndal edhe tek hapja e disa bizneseve specifike si dentistët, berberët, floktoret, qendrat tregtare dhe baret, duke theksuar se po diskutohet për hapjen e tyre me rregulla strikte.

“Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, se dikush ka një ide dhe mund ti thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre.

Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. përkundrazi nëse do të preken do të preken vetëm për t’u rritur dhe asnjëherë për t’u ulur për asnjë arsye në botë.

Është e vështirë kur duhet të përballesh me trasnformimin e një fjale të thënë diku që kthehet në akuzë pastaj kundër meje dhe qeverisë që paskemi një plan të rrezikshëm kriminal për të goditur pensionet dhe rrogat, dhe nuk ka asnjë rrugë përveç se të mos i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta.

“Mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantimit në hotel. Në tërësi do të vazhdojmë me këtë regjim për sa i përket këtij korridori ajror. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbetet për t’u studiuar dhe lehtësuar disa biznese specifike, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshëm. Mjafton që njëri nga klientët të jetë i infektuar dhe të infektojë berberin ose dentistin dhe pastaj të gjithë ata që kalojnë aty mund ta marrin. Sidoqoftë me rregulla striktike do të mund të lehtësojmë këto aktivitete dhe më pas mbeten qendrat tregtaret dhe bare. Qendrat tregtare më parë dhe baret më pas sepse dihet specifika e tyre”

Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator. Kemi dhënë dje vendimin përmes ministres së Arsimit për shkollat. Faktikisht nga të gjitha vlerësimet, por edhe duke parë vendet e tjera kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelet vetëm për maturantët dhe të tjerët të gjithë do të kalojnë në vitin e ardhshëm bazuar në rezultatet që kanë pasur kur është ndërprerë shkolla. Kjo ishte zgjidhja më optimale.

Sot kemi një kthim masiv në punë të shumë kategorive, një pjesë janë edhe individë që kanë marrë miratimin e pagës së luftës dhe do të vijojnë ta marrin. Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi.

3 mijë individë në paketën e parë nuk korrenspodojnë, Tatimet do i njoftojnë që u është akorduar paga. Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes” tha Rama.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Basha tregon sakrificat dhe lutet: I kam rënë vendit cep më cep, jam lodhur. Kam nevojë për ju
Aktualitet

Qeshni me “profesor” Lulin! Studentëve mediokër që e dëgjojnë: Gjysmën e mësimit do ta keni teori, gjysmën praktikë

13/04/2021
Luli Basha gjumash: Çfarë “cope mishi” Ori kandidatja “përse”për deputete e Lulit! Nuk e kupton se për çfarë gjumi akuzohet shefi i saj, deliron: Kanë fjetur me të apo kanë qejf të flejnë
Aktualitet

Luli Basha gjumash: Çfarë “cope mishi” Ori kandidatja “përse”për deputete e Lulit! Nuk e kupton se për çfarë gjumi akuzohet shefi i saj, deliron: Kanë fjetur me të apo kanë qejf të flejnë

13/04/2021
“Mblidh rrypat sa nuk është vonë”! Juristi Romeo Kara ia thotë troç Albin Kurtit: Ke shkelur ligjin për partitë politike në Shqipëri!
Aktualitet

“Mblidh rrypat sa nuk është vonë”! Juristi Romeo Kara ia thotë troç Albin Kurtit: Ke shkelur ligjin për partitë politike në Shqipëri!

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In