• Kontakt
Friday, March 5, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama merr në mbrojte njësinë anti-KÇK dhe i konsideron kritikët avokatë gjynahqarë, PD vijon sulmet

06/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Rama merr në mbrojte njësinë anti-KÇK dhe i konsideron kritikët avokatë gjynahqarë, PD vijon sulmet
29
VIEWS

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë vijuar edhe dje përplasjet me njëra-tjetrën sa i takon paketës anti-KÇK, e cila u miratua nga qeveria në formën e aktit normativ. Fillimisht, ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili iu është përgjigjur kritikave nëpër media në lidhje me ngritjen e njësisë anti-KÇK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi mesazhin e një qytetari, që thotë se ndihet i tronditur nga shpifjet dhe akuzat ndaj paketës anti-KÇK. “A janë njerëz këta a ça janë?”, më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës anti-KÇK! Eh, kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet e TV sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë”, shkruan Rama.

Më tej kryeministri Edi Rama shigjetoi analistët, duke thënë se sot bëjnë avokatin e krimit. “Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë! Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor. Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit, mblidhen në sallonet e TV për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të PS”, deklaroi Rama. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i selisë blu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kritikuar ligjin anti-KÇK.

Bardhi shprehet se Edi Rama është kreu i KÇK dhe që bashkëqeveris me krimin. “Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar. Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe kryetari i bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën. Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike”, deklaroi Bardhi.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Korrupsioni në krye të listës: DASH i tregon rrugën SPAK për të shkuar te dosjet e bujshme! Ja 5 çështjet ku duhet të fokusohen “specialët”
Aktualitet

Korrupsioni në krye të listës: DASH i tregon rrugën SPAK për të shkuar te dosjet e bujshme! Ja 5 çështjet ku duhet të fokusohen “specialët”

05/03/2021
Rama e ftoi për të kandiduar si deputete e Partisë Socialiste, reagon Luljeta Bozo dhe zbulon vendimin që ka marrë: Më erdhi papritur…
Aktualitet

Rama e ftoi për të kandiduar si deputete e Partisë Socialiste, reagon Luljeta Bozo dhe zbulon vendimin që ka marrë: Më erdhi papritur…

05/03/2021
“I kapi për veshi amerikanët”! Kreshnik Spahiu nxjerr foton e Metës me Yuri Kim që po qarkullon me shpejtësi
Aktualitet

“I kapi për veshi amerikanët”! Kreshnik Spahiu nxjerr foton e Metës me Yuri Kim që po qarkullon me shpejtësi

05/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In