• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama goditje Metës për kufirin detar: Mjaft me mashtrime! Nuk ka marëveshje pa firmën tënde…është antikushtetuese

04/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
Rama goditje Metës për kufirin detar: Mjaft me mashtrime! Nuk ka marëveshje pa firmën tënde…është antikushtetuese
13
VIEWS

Kryeministrit Edi Rama ka marrë pjesë mëngjesin e djeshëm në ceremoninë e zhvilluar në Qafën e Koçiut në Vlorë, ku u vendosën kurora në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Pas ceremonisë, kryeministri Rama ka folur para gazetarëve, ndërsa ka ripërsëritur se nuk ka marrëveshje me qeverinë greke për detin pa miratimin e presidentit. Sipas tij, është kreu i shtetit ai i cili firmos marrëveshjen dhe që më pas ka mundësinë ta dërgojë dhe ta apelojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka se si të bëhet një marrëveshje kur nuk ka det, nuk ka firma, nuk ka vula, kur nuk ka procedura. Marrëveshja shkon nga grupi negociator në qeveri, nga qeveria te presidenti, presidenti ka thënë do e çojë në Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj nga Gjykata Kushtetuese ratifikohet në Parlament.

Kush e ha këtë karrem, është komplet trupeshk”, deklaroi ai. Më tej kryeministri Edi Rama shtoi se nëse do kishte marrëveshje, sipas tij, presidenti Meta do ishte në dijeni. Në këtë kontekst kryeministri Rama theksoi se nuk ka marrëveshje me Greqinë, ndërsa zbuloi se negociatat janë ndërprerë pas ndryshimit të qeverisë në shtetin fqinj. “Jam i bindur se presidenti e di shumë mire që ja fut kot.

Po të kishte një marrëveshje, patjetër presidenti do kishte dijeni për të. E përsëris edhe një herë për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politikë me kap ça t’kapësh. Nuk ka marrëveshje, negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi, janë ndërprerë pa asnjë përfundim. Me qeverinë e re greke, ne nuk kemi rifilluar negociatat, do të thotë që nuk kemi ende marrëveshje”, u shpreh ai.

Ndërkohë sipas Ramës, deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis ngatërroi gjithçka dhe se kjo histori po bëhet qesharake dhe e turpshme. “Ngatërresa e një deklarate e kryeministrit të Greqisë në Parlament, që nuk ka lidhje me Shqipërinë, por ka të bëjë me konceptin e të drejtës për t’u shtrirë në 12 milje aty ku e lejon territori. Gjë që në zonën mes nesh dhe Greqisë nuk është e mundur fizikisht. Është kthyer në një karrem për të peshkuar. Është një histori qesharake dhe e turpshme. Më shumë nuk di çfarë të them”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!
Aktualitet

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!

06/03/2021
Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK
Aktualitet

Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK

06/03/2021
Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar
Aktualitet

Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In