• Kontakt
Tuesday, March 2, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria riorganizon mjekësinë ligjore, ja detyrat që ka Instituti dhe institucionet që duhet të bashkëpunojnë

03/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
Qeveria riorganizon mjekësinë ligjore, ja detyrat që ka Instituti dhe institucionet që duhet të bashkëpunojnë
13
VIEWS

Qeveria shqiptare përmes një vendimi ka bërë të ditur se ka riorganizuar mjekësinë ligjore. Në vendimin e Këshillit të Ministrave tregohen qartë detyrat që ka Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe detyrat që ligji i ngarkon drejtorit. Po ashtu, Instituti i Mjekësisë Ligjore kryen edhe veprimtari kërkimore-shkencore për të zbuluar dhe më tej zbatuar metodat bashkëkohore në fushën e mjekësisë ligjore.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai organizohet në nivel qendror dhe cakton përfaqësues për ushtrimin e funksioneve pranë çdo gjykate Apeli. Instituti i Mjekësisë Ligjore drejtohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e institucionit dhe përgjigjet përpara ministrit.

Instituti i Mjekësisë Ligjore kryen detyrat, si më poshtë vijon: Kryen ekspertime mjeko-ligjore, toksikologo-ligjore, biologjiko-ligjore dhe psikiatro-ligjore, si dhe veprime të tjera, sipas rasteve dhe procedurave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale dhe në ligje të tjera të posaçme; Kryen veprimtari kërkimore-shkencore për zbulimin dhe zbatimin e metodave bashkëkohore në fushën e mjekësisë ligjore”, thuhet në VKM.

Ndërkohë që Instituti i Mjekësisë Ligjore të përmbushë misionin dhe përgjegjësitë që i ka ngarkuar ligji, duhet të bashkëpunojë ngushtë me disa komponentë. “Instituti i Mjekësisë Ligjore, me qëllim përmbushjen e misionit dhe të përgjegjësive të tij, bashkërendon veprimtarinë me: institucionet shëndetësore për parandalimin e veprave penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pacientëve; institucionet homologe ndërkombëtare; institucione të tjera të administratës publike. Struktura dhe organika e Institutit të Mjekësisë Ligjore miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Rregullat për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit miratohen nga ministri, me propozim të drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore”, thuhet në VKM. Qeveria thekson se vula e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, të kontrollit dhe të ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Incidente të rënda! Protesta e pazakontë në Selanik për shkak të izolimit: Gratë ‘lënë nam’ në mes të qytetit, heqin rrobat dhe dalin lakuriq, qytetarët mbeten pa fjalë
Aktualitet

Incidente të rënda! Protesta e pazakontë në Selanik për shkak të izolimit: Gratë ‘lënë nam’ në mes të qytetit, heqin rrobat dhe dalin lakuriq, qytetarët mbeten pa fjalë

02/03/2021
Shkrihet FRD e Bamir Topit! Basha nuk i ndahet partive pa asnjë anëtarë, koalicion veç me policin e 14 shtatorit Sali Shehu (Dokumenti)
Aktualitet

Shkrihet FRD e Bamir Topit! Basha nuk i ndahet partive pa asnjë anëtarë, koalicion veç me policin e 14 shtatorit Sali Shehu (Dokumenti)

02/03/2021
Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta
Aktualitet

“Nuk ka çfarë t’i bëjë gruas dhe i turret Amerikës”! Juristi i njohur del me deklaratën e fortë për Presidentin Meta: Varianti çepanist i Norieges!

02/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In