• Kontakt
Monday, March 1, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria plan për të “gozhduar” gjyqtarët dhe prokurorët, gati t’u sekuestrohen pasuritë të ngelurve në veting

12/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Qeveria plan për të “gozhduar” gjyqtarët dhe prokurorët, gati t’u sekuestrohen pasuritë të ngelurve në veting
63
VIEWS

Qeveria po planifikon një sërë goditjesh të bujshme para vendimit të negociatave në maj. Një ndër qëllimet e paketës anti-KÇK është që përmes suksesit të saj të bindë vendet skeptike që të ndryshojnë mendim për Shqipërinë, por kjo nuk do të jetë e vetmja.

Gjatë vizitës të zhvilluar pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama zbuloi se shumë shpejt do të marrë jetë edhe paketa kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal. Sipas informacioneve të gazetës pranë qeverisë, mësohet se ashtu si paketa anti-KÇK, edhe paketa anti-korrupsion dhe evazion do të shoqërohet me një sërë ndryshimesh ligjore, fokus i së cilës do të jenë të gjithë zyrtarët e hetuar për korrupsion, si dhe prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting për shkak të problemeve me pasurinë. Mësohet se përmes kësaj pakete gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting do të japin llogari, ndërkohë që qeveria do ta ketë më të lehtë për ti “gozhduar” ata, për vetë faktin se dosjet e tyre të pasurisë së tyre ndodhen tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kështu që, të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e justifikojnë pasurinë, do tu sekuestrohet pasuria, ndërkohë që më pas do të përballen me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, e cila do të bëjë hetim të thelluar dhe do të ngrejë akuza penale. E gjitha kjo fushatë bëhet pasi deri më tani asnjë prokurori nuk ka ngritur asnjë akuzë për të ngelurit në veting, edhe pse organet e vetingut i kanë gjetur ata me shumë probleme. Kështu që, përmes kësaj pakete shumë shpejt të korruptuarit do të përballen me drejtësinë. Ndërkohë, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me zyrtarët e tjerë të korruptuar, të cilët do të goditen përmes paketës anti-korrupsion.

Pra, sipas informacioneve, mësohet se qeveria përveçse synon që t’i japë fund pandëshkueshmërisë, do ta përdorë paketën anti-korrupsion dhe evazion edhe si kalë beteje për të marrë sa më shumë mbështetje nga ndërkombëtarët, në mënyrë që në maj kur të vendoset për çeljen e negociatave për Shqipërinë në Samitin e Zagrebit, vendit tonë t’i hapet drita jeshile. Thënë ndryshe, Shqipëria në maj kur të vendoset për negociatat, kërkon që të shkojë atje me kokë lart, ku një nga kushtet e kërkuara nga Bundestagu gjerman të ketë nisur të plotësohet, sikundër është ndjekja penale për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar përmes paketës anti-korrupsion dhe evazion.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Mesazh i zv.ministrit të Brendshëm  për “lulët” pa rrip: Mos bëjë dhe ti si Luli! Një njeri i dashur të pret në shtëpi
Aktualitet

Juristi Romeo Kara shpëton Lulin për “rripin”… e makinës, por a e dinte Luli?!

01/03/2021
Mbledhja e BE për negociatat kambanë alarmi për drejtësinë: Ja 123 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu që rrezikojnë hetimin!
Aktualitet

Mbledhja e BE për negociatat kambanë alarmi për drejtësinë: Ja 123 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu që rrezikojnë hetimin!

01/03/2021
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
Aktualitet

Ja si pritet të nisin hetimet sipas shembullit “Llalla” për të dorëhequrit e drejtësisë! Rreth 60 emra braktisën vetingun: Zbardhet lista me emrat

01/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In