• Kontakt
Tuesday, April 13, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse Meta dhe Basha injoruan kreun e shoqatës “2 Prilli”, që u vra dy vjet më pare nga aleati i PD

02/04/2021
in Aktualitet, Dosja X
Pse Meta dhe Basha injoruan kreun e shoqatës “2 Prilli”, që u vra dy vjet më pare nga aleati i PD
87
VIEWS

Sot në Shkodër, Ilir Meta ka qenë protagonist i një ceremonie në përkujtim të të vrarëve të dëshmorëve të 2 prillit 1991.

Presidenti, përveç nderimeve në obeliskun përkujtimor, ka takuar edhe familjarë të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut.

Edhe Lulzim Basha shkroi një dedikim për dëshmorët e 2 prillit në rrjetet sociale.

Mirëpo si Meta, ashtu edhe Basha, nuk janë kujtuar dhe nuk kanë shkruar asnjë fjalë për një nga protagonistët e 2 prillit 1991, i cili është plagosur në ditën tragjike në Shkodër dhe ka qenë kryetar i shoqatës “2 Prilli”.

Bëhet fjalë për Ibrahim Bilalin, një nga protagonistët e lëvizjes demokratike në Shkodër në vitet ‘90 dhe një nga themeluesit e PD-së së qytetit verior.

Ibrahim Bilali u vra tragjikisht dy vjet më parë, në prillin e vitit 2019 pranë shtëpisë së tij në Shkodër, së bashku me të vëllanë, Astrit Bilali.

Një tragjedi e rëndë që preku një familje të njohur në qytet, e cila ka qenë ndër nismëtaret e lëvizjes së dhjetorit 1990.

Megjithëse u vranë pabesisht, të ndjerët Ibrahim dhe Astrit Bilali, as u dekoruan nga Ilir Meta, që medaljet i ka shpërndarë me superxhiro në çdo fshat të vendit, por as nuk është nderuar nga Bashkia Shkodër, që drejtohet nga PD.

Policia ka arrestuar në atë kohë dy persona, ndërsa ka bërë të ditur se autor i ngjarjes është Ibrahim Lici, vëllai i një nga politikani lokal, aleat i PD-së në Shkodër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

Mustafa Lici, madje ishte një nga firmëtarët e koalicionit me PD-në në listën e partive aleate, por Basha e hoqi vetëm pas presionit të Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ibrahim Bilali, përveç një protagonist i lëvizjes demokratike në fillim të viteve ‘90, por edhe vëllai i tij, kanë qenë qytetar me reputacion në qytet, ku është njohur si një nga sportistët më të suksesshëm të boksit dhe një i pasionuar ndaj kuajve dhe hipizmit, duke qenë pionier i këtij sporti të rrallë në Shqipëri.

I ndjeri, që në Shkodër thirrej si Baç Bilali, nuk e ka pasur asnjëherë gjithë këto vite nderimin e presidentit, respektin e PD-së që e ka pasur themelues, por edhe të qeverisë e mazhorancës, nga ana tjetër, që nuk janë kujtuar.

Nderimi ndaj dëshmorëve, por edhe atyre që janë plagosur dhe kanë rrezikuar jetën më 2 prill 1991 është një detyrim, e nuk mund të veprohet me selektivitet…

TemA

ShareTweetSendSend

Related Posts

Koalicionet paszgjedhore, Rama: Kemi përballë një konglomerat partish për të hequr Edi Ramën! PS do ta formojë vetëm qeverinë e re
Aktualitet

Koalicionet paszgjedhore, Rama: Kemi përballë një konglomerat partish për të hequr Edi Ramën! PS do ta formojë vetëm qeverinë e re

13/04/2021
E PAPRECEDENTE: Ministrat e Albin Kurtit dhe aktivistë të Vetëvendosjes “dynden si pushues” në Shqipëri për fushatë dhe protesta
Aktualitet

E PAPRECEDENTE: Ministrat e Albin Kurtit dhe aktivistë të Vetëvendosjes “dynden si pushues” në Shqipëri për fushatë dhe protesta

13/04/2021
VIDEO/ Drejt përfundimit! Brenda dhomave dhe ambienteve në Spitalin “Memorial” të Fierit: Shihni si duken në ditën e 89 të ndërtimit!
Aktualitet

VIDEO/ Drejt përfundimit! Brenda dhomave dhe ambienteve në Spitalin “Memorial” të Fierit: Shihni si duken në ditën e 89 të ndërtimit!

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In