• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS fut në skaner deputetët! Vlerësim nga baza për të siguruar rikandidimin: Ja si do të veprohet me ministrat dhe rreziku për ndryshime në qeveri!

05/10/2020
in Aktualitet, Debat
PS fut në skaner deputetët! Vlerësim nga baza për të siguruar rikandidimin: Ja si do të veprohet me ministrat dhe rreziku për ndryshime në qeveri!
5
VIEWS

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë spastrime të forta në listën e kandidatëve për deputetë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Ndryshe nga herët e tjera që kryesocialisti Rama ka vendosur vetë se kush do të jenë deputetët që do të rikandidojnë dhe garojnë nën siglën e PS në zgjedhjet e radhës, për zgjedhjet e ardhshme do të jetë baza ajo që ka në dorë fatin e tyre. Ditën e djeshme kryeministri Rama prezantoi platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtar dhe anëtare të partisë, të cilët krahas komunikimit dhe ndërveprimit, përmes kësaj platforme do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre. Në këtë kontekst, shefi i selisë rozë theksoi se secili anëtar do japë pëlqimin me një vlerësim nga 1 tek 5 për kandidatët me të cilët PS-ja do shkojë në zgjedhjet e 25 prillit. Pra, nga sot PS fut në skaner deputetët, pasi vlerësimi i tyre për të siguruar rikandidimin do të vendosë baza socialiste.

“Ne kemi hapur një procesi inovativ brenda familjes sonë politike si fillim, për vlerësimin e deputetëve dhe deputeteve të grupit tonë parlamentar nga e gjithë familja jonë politike. Është një platformë inovative, ku çdo anëtar dhe anëtare e kësaj familjeje ka akses përmes një çelësi personal dixhital në këtë platformë dhe mund të marrë pjesë në të gjithë proceset brenda platformës, nga vlerësimi i deputetëve dhe deputeteve që është ndërveprimi i parë, tek diskutimet e brendshme, etj.

Çdo anëtar dhe anëtare partie do të japë një vlerësim me pikë nga 1 tek 5, në mos gabohem, ku sigurisht 1 është vlerësimi më i ulët, 5 është vlerësimi më i lartë, për si e sheh çdo deputet dhe deputete pas kësaj periudhe përfaqësimi, i bazuar në mbështetjen që ai\ajo ka dhënë, bashkë me të tjerët sigurisht, anëtarë dhe anëtare të PS. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë, për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë. Do të na ndihmojnë shumë edhe për krijimin e skuadrës që do fitojë në 25 prill”, deklaroi Rama.

Ja si do të procedohet me ministrat

Por përveç deputetëve baza socialiste duket se ka edhe në dorë fatin e ministrave të qeverisë “Rama”. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama zbuloi se edhe ministrat do të futen në skaner sa i takon performancës dhe punës së tyre, ndërsa theksoi se ata ndaj të cilëve ka vërejtje dhe rezerva nga ana e anëtarësisë do të largohen nga qeveria.

Në këtë kontekst, Rama bëri me dije se rubrika ku do të votohet për ministrat është e ndarë nga ajo e deputetëve, ndërsa theksoi se për një ministër nëse do të largohet nuk do të pritet vetëm opinioni i bazës, pasi ai ka akses në çdo kohë që të marrë vendimi për të rifreskuar kabinetin qeveritar nëse shikon që puna e tyre çalon.

“Nuk do i themi të gjitha që sot, por do të kemi edhe një rubrikë për vlerësimin ministrave, pra të ndarë jo thjesht si deputetë pasi kemi dhe ministra që nuk janë deputetë. Do të marrim vlerësimin e njerëzve. Por dua të them se ministrat vlerësohen mbi bazën e kontratës që kanë dhe detyrave që kanë. Një pjesë e madhe e detyrave të tyre nuk gjejnë vend në ekranet tuaja, portalet tuaja, kanalet tuaj, por ama ne i vlerësojmë.

Unë nuk vlerësoj nga televizori, apo portalet, vlerësoj nga rezultatet fushë për fushë, sipas objektivave, sipas kalendarit, sipas planit. Ne kemi një strukturë të tërë dixhitale që në kohë reale në ekran në Kryeministri tregon zbatimin e detyrave dhe mbi këtë bazë bëhet vlerësimin. Kështu që patjetër që do e bëjmë pyetjen e anëtarësisë, por nuk na ka penguar kjo që të bëjmë ndryshime nëse do jetë nevoja”, nënvizoi kryeministri Edi Rama./Rigels Seliman

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!
Aktualitet

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!

06/03/2021
Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK
Aktualitet

Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK

06/03/2021
Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar
Aktualitet

Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In