• Kontakt
Thursday, March 4, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presioni i SHBA-BE, Gjykata e Lartë gati t’i rikthehet normalitetit, KLGJ kualifikon 4 emrat e parë, KED mblidhet të hënën për Kushtetuesen

03/10/2020
in Aktualitet, Debat
Presioni i SHBA-BE, Gjykata e Lartë gati t’i rikthehet normalitetit, KLGJ kualifikon 4 emrat e parë, KED mblidhet të hënën për Kushtetuesen
8
VIEWS

Pas presionit të ndërkombëtarëve, Gjykata e Lartë pritet të plotësohet edhe me 4 anëtarë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës duke kualifikuar katër emra në listën e gjatë të kandidatëve.

Sipas ligjit, Gjykata e Lartë ka 19 anëtarë, ku 4 janë nga radhët e juristëve, ndërsa pjesa tjetër nga radhët e gjyqtarëve. Momentalisht, Gjykata e Lartë ka vetëm 3 anëtarë nga radhët e juristëve, ndërsa me 4 emrat e radhës që do të emërohen numri do të shkojë në 7.

“Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të kandidates së diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, znj. Entela Gjoni. Këshilli pas shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e magjistratëve znj. Margarita Buhali, dhe z. Dhimitër Lara, z. Klodian Kurushi dhe znj.

Albana Boksi si dhe vijimin e procedurave të mëtejshme të emërimit”, thuhet në njoftimin e KLGJ. Ndër të tjera gjatë kësaj mbledhje KLGJ ka kualifikuar 2 anëtarë për në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pas këtij vendimi ata fillojnë menjëherë procedurat për emërimin në detyrë.

“Gjithashtu pas shqyrtimit të kushteve dhe kritereve ligjore për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi kualifikimin e magjistrateve znj. Miliana Muça dhe znj. Iliriana Olldashi si dhe vijimin e procedurave të mëtejshme të emërimit”, përcaktohet në njoftim.

Procedimi disiplinor Sakaq ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së ILD për të shkarkuar gjyqtarin Markelian Kuqo të Gjykatën e Korçës, që liroi në mënyrë të dyshimtë Gerd Gjinararin (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Arben Grorin në Itali në ‘97-ën. Gjyqtari prezent në këtë mbledhje ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ILD.

Sipas tij, faktet e paraqitura nuk janë mirë të argumentuara dhe kanë tendencë paragjykimi për të. “S’jam dakord me pretendimet e ILD. KLGJ të shqyrtojë problematikën se për çfarë ndodhem. S’kam komunikim zyrtar se pse ndodhem në procedim. Nuk kuptoj arsyet pse nisi hetimi disiplinor ndaj meje. Faktet kishin natyrë paragjykuese, në mungesë të argumentit”, tha gjyqtari Kuqo.

Të hënën mblidhet KED Nga ana tjetër edhe për Gjykatën Kushtetuese vijon puna. Ashtu si për Gjykatën e Lartë, ashtu dhe për Kushtetuesen presioni ndërkombëtar është rritur ndjeshëm. KED në korrik skualifikoi të gjithë emrat, ndërsa të hënën mblidhet për vakancën e tretë të presidentit, për të mos thënë vakanca më e rëndësishme pasi ka disa emra që janë të besuarit e Metës.

“Ditën e hënë, datë 05.10.2020, ora 13:00, thirret mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite: 1. Informacion në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019; Sergjio Mazreku; Sinan Tafaj; Sonila Bejtja; Shaqir Hasanaj; Zhaklina Peto”, thuhet në njoftim.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Testohet ulja e avionëve në aeroportin e Kukësit: Rama jep lajmin dhe lëshon thumbin e fortë për demokratët
Aktualitet

Testohet ulja e avionëve në aeroportin e Kukësit: Rama jep lajmin dhe lëshon thumbin e fortë për demokratët

04/03/2021
Habit deputeti Halit Valteri me deklaratën: PS futet në zgjedhje me +7 mandate, ja arsyeja pse!
Aktualitet

Habit deputeti Halit Valteri me deklaratën: PS futet në zgjedhje me +7 mandate, ja arsyeja pse!

04/03/2021
Pasi “takoi Skënderbeun” Albini takim me “hamzat” shqiptarë
Aktualitet

Pasi “takoi Skënderbeun” Albini takim me “hamzat” shqiptarë

03/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In