• Kontakt
Tuesday, March 9, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

Presidenti ynë, e “do” shumë detin

27/08/2020
in Blog
Presidenti ynë, e “do” shumë detin
13
VIEWS

Nga Artur Ajazi

Njëherë me grekët, njëherë kundër tyre, njëherë me amerikanët, njëherë kundër tyre, njëherë me sllavët, pastaj kundër tyre, njëherë me çamët pastaj kundër tyre, njëherë me PD, pastaj kundër saj, njëherë me PS, pastaj edhe kundër saj. Pastaj, njëherë me Kushtetutën, dhe “hop” e shkel atë. Kjo është gjithë trajektorja e ish-kryetarit të LSI-së, sot kryetar i shtetit. Kjo është gjithë ecuria e tij në rrugëtimin si politikan përgjatë 30 viteve, edhe pse si i tillë, nuk ka asnjë ditë shkollim special.

Së fundi nga Drashovica, zoti Meta i gjendur atje për përvjetorin e një lufte vërtetë heroike, ka deklaruar se “do ti qëndroj besnik vendimit të kushtetueses, ndaj ta kenë të qartë gjithë institucionet”. Por, nuk do të ishte mirë që si kryetar shteti, ti drejtoheshe drejtpërsëdrejti kryeministri grek zoti Meta, të kontestoje atë, dhe jo kryeministrin Rama? Ndoshta nuk duhet “prishur” muhabeti me grekët?

Por një kryetar shteti, që merr përsipër të mbrojë deri në fund vendimin e Kushtetueses, nga “grabitja” e 12 miljeve detare, (mos harrojmë se detin e fali Doktori dhe Lulzimi) nuk merret me deklarata Drashovice, por bën përbetime konkrete duke drejtuar gishtin atje ku duhet. Megjithatë, zoti Meta e do detin, e ka dashur gjithmonë, dhe mendoj se edhe kësaj here do të bëjë “namin” që të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Ndoshta nuk do të jetë nevoja ta “mbrojë” vendimin e Kushtetueses duke dalë në protestë si në 2 Mars në mes të Tiranës, por një gjë do ta bëjë.

Kjo sepse zoti Meta, nuk rri dot pa detin, pa aromën e tij, madje ka mësuar keq edhe ata të LRI-së, të cilëve u ngre kampingun në Jalë çdo vit, atyre që janë e “ardhmja” e asaj partie, për të marrë jodin e Jugut. Deklarata e kryetarit të shtetit, u bë nga Drashovica, fill pas postimit të kryeministrit Rama mbi këtë problem. Zoti Meta, nuk mungon ti japë “përgjigje” asnjëherë, veçanarisht postimeve të kryeministrit Rama, dhe kësaj here nga Vlora ai gjeti mundësinë ti “kujtojë” qeverisjes se “do të mbrojë deri në fund vendimin e Kushtetueses”.

Por deti zoti Meta, nuk është vetëm Lalëzi apo Spilleja, pastaj në këtë mesele, mos harro, ke brënda mikun tënd të veçantë, dhe rivalin aktual për kryetar opozite. Janë ata, që janë ulur dhe kanë firmosur me zonjën Bakojanis, janë ata që mund ti akuzosh sot, se me një marrëveshje të thjeshtë, kujtuan se “deti u bë kos” në Shqipëri. Dhe në fakt deri sot, ashtu ka qenë, sepse detin kush nuk e ka marrë, kush nuk ka abuzuar me detin, me pasuritë e tij, dhe askush nuk është kujtuar si ju, të “mbrojë Kushtetuesen”.

Por këtu duhet thënë edhe një gjë zoti Meta, se kryeministri Rama kurrë nuk u është “strukur” grekëve si “dikush”, por ka qëndruar para tyre si i barabartë dhe dinjitoz, duke bërë qysh në fillim transparencën e këtij problemi të trashëguar nga koha e Lulzim Bashës. Duaje detin zoti Meta, duaje deri në fund, por mos harro të “duash” edhe ata (miqtë e SHQUP-it) që dikur luajtën me detin, dhe që sot të kanë nxjerrë ty, të betohesh për të “mbrojtur vendimin e Kushtetueses”.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Politikanë që për ideologji kanë pushtetin e të fortit”! Erion Braçe publikon foton e nënës së tij dhe jep mesazhin e fuqishëm që në mëngjes
Blog

“Politikanë që për ideologji kanë pushtetin e të fortit”! Erion Braçe publikon foton e nënës së tij dhe jep mesazhin e fuqishëm që në mëngjes

08/03/2021
SHËNIM/ By**ëlëpirja politike europiane e Ramës që prodhoi sot gënjeshtrën e rëndë… vaksinë!
Aktualitet

SHËNIM/ By**ëlëpirja politike europiane e Ramës që prodhoi sot gënjeshtrën e rëndë… vaksinë!

07/03/2021
Eduard Halimi, një shishe bosh, në “radhën e qumështit”
Blog

Eduard Halimi, një shishe bosh, në “radhën e qumështit”

07/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In