• Kontakt
Tuesday, March 9, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti skenar tensioni e konflikti para zgjedhjeve! Presione Bashës, dekorata e takime të fshehta: I trembur dhe i alarmuar nga amerikanët

08/10/2020
in Aktualitet, Debat
Meta paralajmëroi protesta, Rama: Çfarë borxhi i ka më Shqipëria ilir Metës?
8
VIEWS

Ilir Meta duket se ndodhet në një situatë të vështirë. Djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve dhe zvarritja e reformës zgjedhore duket se kanë krijuar shumë kosto për LSI, e cila rrezikon shumë në zgjedhjet e 25 prillit.

Por si asnjëherë më parë, në zgjedhjet e vitit që vjen nuk do kemi vetëm garë pozitë-opozitë, por në mes do të jetë dhe Presidenti i Republikës. Gazeta ka mësuar se Meta po punon fort në prapaskenë për të mos lejuar një shkërmoqje të LSI. Në 2017 Rama dhe Basha i dhanë një goditje të fortë, e cila shërbeu për të mos lejuar të rritej më tej.

\
Zgjedhjet e 25 qershorit rrezikojnë t’i heqin asaj shumë mandate dhe Meta është hedhur në veprim. Skenari që po ndjek Meta është i tillë: Po tenton kaos, klimë tensioni dhe pasiguri para zgjedhjeve. Një burim në LSI i tha gazetës se tashmë frenat e partisë i ka marrë Meta dhe të gjithë veprojnë sipas mesazheve që u dërgon ai në celular. Pavarësisht se në media Basha e Kryemadhi flasin për një front të bashkuar kundër PS, mësohet se Meta nuk ja ka besën Bashës, po ashtu është i pakënaqur me stilin e tij.

Edhe në intervistën që dha të martën, Meta u munda t’i jepte direktiva se duhet të jetë më aktiv këto kohë dhe të mos flejë gjumë. Djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve dhe heqja e koalicioneve duket sikur janë në një linjë dhe presidenti i druhet një tjetër puçi nga ana e PD.

Për këtë arsye ka vendosur që të bëhet protagonist me qëllim që situata të jetë sa më e nxehtë dhe elektorati të votojë për LSI dhe jo për PD dhe PS. Nga LSI mësohet se skenari i Metës është që të kemi një klime konfliktuale, e cila sipas skenarit të tij, dëmton qeverinë. Pra e gjithë loja është që qytetarëve dhe ndërkombëtarëve t’u jepet një mesazh se me Ramën nuk ka siguri.

Rikthimi i elektoratit

Nga ana tjetër presidenti ka nisur takime të fshehta në bazë duke mobilizuar elektoratin. LSI i ka ikur gati 80 për qind e elektoratit dhe duke qenë se Kryemadhi nuk po ja del ta rikthejë, dalja në skenë e Metës ka dhe këtë qëllim.

Ata që Meta futi në parti dhe i punësoi në administratë sot kanë kaluar me PS dhe po mundohet që përmes protagonizmit t’i bindë ata se LSI do të jetë në pushtet dhe po ashtu është ai që e drejton partinë. Nga ana tjetër gazeta ka mësuar se Meta po ushtron presion të madh në prapaskenë ndaj Bashës.

E para kërkohet që LSI të jetë pjesë e listave të PD. Elementi i dytë është se Meta po mendon që të jetë pjesë e qeverisë vitin që vjen dhe kërkon postin o të ministrit të Brendshëm o të kryeministrit.

Nga ana tjetër Meta po shfrytëzon dhënien e dekoratave për të siguruar vota. Çdo ditë presidenti po shpërndan dekorata me shpresën se familjarët e të dekoruarve do të votojnë LSI.

Frika nga SHBA

Por gazeta ka mësuar se presidenti është alarmuar nga amerikanët. Zhvillimet e ditëve të fundit kanë rënë si bombë në Presidencë. Firmosja e paktit ekonomik me SHBA sidomos për Skavicën ka alarmuar kreun e shtetit, pasi SHBA e firmosi para zgjedhjeve dhe zv/sekretari i Energjisë e cilësoi Ramën si lider.

Por deklarata që ka alarmuar dhe më tepër kreun e shtetit është ajo e ambasadës së SHBA, e cila u shpreh se pakti i 5 qershorit nuk u shkel. Mësohet se në rrethin e tij Meta e ka kritikuar fort këtë deklaratë. Ajo që e dëshmon më së miri këtë është dhe një deklaratë e tij dje për situatën në Kirgistan ku ambasador është Donald Lu.

“Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike.

Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike”, tha ai. /Kliti Topalli

ShareTweetSendSend

Related Posts

Lumturohet Besniku i komisionit Ruli…shkuli: I lumtur për kthimin e Hal.imit, jurist i madh, ndihmoi Bechettin të fitonte gjyqin me Ramën! Ja pse na duhet në SHQUP
Aktualitet

Lumturohet Besniku i komisionit Ruli…shkuli: I lumtur për kthimin e Hal.imit, jurist i madh, ndihmoi Bechettin të fitonte gjyqin me Ramën! Ja pse na duhet në SHQUP

09/03/2021
“Ish-sigurimsa, me pseudonime qukapiku, çakmaku…”, shpërthen i revoltuar në Kuvend Myslim Murrizi dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Këtu kam një dosje!
Aktualitet

“Ish-sigurimsa, me pseudonime qukapiku, çakmaku…”, shpërthen i revoltuar në Kuvend Myslim Murrizi dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Këtu kam një dosje!

09/03/2021
Duka i “Klanit të Zemunit” nuk përmbahet së lehur ndaj Ramës: E gjetëm klysh, të palarë e të uritur, tani po na kafshon
Aktualitet

Duka i “Klanit të Zemunit” nuk përmbahet së lehur ndaj Ramës: E gjetëm klysh, të palarë e të uritur, tani po na kafshon

09/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In