• Kontakt
Wednesday, March 3, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas sherri në opozitë për listën e përbashkët! Monika: Iliri kërkon që në çdo 3 kandidatë 1 të jetë i LSI, refuzon Basha

16/09/2020
in Aktualitet, Debat
Plas sherri në opozitë për listën e përbashkët! Monika: Iliri kërkon që në çdo 3 kandidatë 1 të jetë i LSI, refuzon Basha
25
VIEWS

Heqja e koalicioneve parazgjedhore ka futur në konflikt kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Tani në kushtet kur mazhoranca socialiste e kryesuar nga kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet dhe ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 të garojnë pa koalicione, ndërsa e vetmja zgjidhje që i ka mbetur PD-së dhe LSI-së që të hyjnë ose të ndara ose me lista të përbashkëta.

Por gazeta ka mësuar se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, sa i takon mënyrës se si do të shkojnë në zgjedhjet e 2021.

Kryemadhi kërkon që në çdo 3 kandidatë 1 të jetë i LSI

Burime të sigurta nga selia blu theksuan se Kryemadhi po lufton shumë fort dhe ka rritur presionet ndaj kryedemokratit Basha, duke i kërkuar që të hyjnë në zgjedhje me listë të përbashkët, ku secila parti të ketë kandidatët e saj në një listë unike që do të jetë rivale e PS.

Në këtë kontekst, mësohet se LSI ka rritur kërkesën e saj, teksa mësohet se ka kërkuar nga Basha që në tre kandidatë një t’i takojë asaj. Për shembull, referuar të njëjtit burim, në qarkun e Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që kandidatin e 3 të listës së përbashkët ta ketë ajo, po ashtu kandidatin e 6, 9 dhe kështu me radhë.

Madje, mësohet se kryetarja e LSI e ka mbështetur kërkesën e saj në bindjen se partia e saj do të marrë shumë deputetë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Mirëpo, duket se kjo është një lëvizje taktike nga ana e Kryemadhit, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim del partia që fiton më shumë nga kjo formulë.

Kjo pasi duke iu referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2017, kohë kur LSI garoi më vete dhe pa koalicione, ajo u dëmtua shumë nga zgjedhjet. Ndërkohë që përmes kësaj strategjie partie e Kryemadhit del e fituar, sepse ka gjasa që të marrë shumë deputetë, duke rrudhur kështu PD-në.

Basha refuzon kërkesën e Kryemadhit

Por sipas informacioneve duket se kryedemokrati Lulzim Basha e ka “nuhatur” këtë skemë të Kryemadhit, i cili mësohet se e ka refuzuar kërkesën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Arsyeja kryesore është se Basha ka bërë llogaritë dhe se nëse do ta pranonte si kërkesë, Partisë Demokratike i hiqen automatikisht nga 35 deri në 40 mandate.

Kështu që, i vënë përballë kësaj situate dhe kërkesë groteske nga ana e Kryemadhit, lideri demokrat mësohet të ketë rrëzuar këtë propozim të kësaj natyre. Në këtë kontest mësohet se shefi i selisë blu ka theksuar se PD do të garojë me kandidatët e saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa ka dhënë garanci për aleatët e tij tradicionalë se është i gatshëm që t’i fusë në listat fituese të PD.

Megjithatë, mësohet se për Partinë Demokratike kjo është një strategji e mirëmenduar, pasi në rast se ata dalin forcë e parë në zgjedhje dhe nuk kanë nevojë që të kenë ndihmën e partive të tjera për të formuar qeverinë, shanset e bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë zero.

Pra, demokratët nuk e duan një bashkëpunim me LSI, pasi kjo e fundit do ta përdorë këtë raport për interesat e saj. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht dhe se çfarë zhvillimesh do të dalin nga kampi opozitar.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Padia e PR për tubimet, sherr në Kushtetuese! Marsida e Ilir Metës justifikon besimin: Mbron opozitën dhe sillet jo si gjyqtare, por si bashkëjetuesi Alibeaj
Aktualitet

Padia e PR për tubimet, sherr në Kushtetuese! Marsida e Ilir Metës justifikon besimin: Mbron opozitën dhe sillet jo si gjyqtare, por si bashkëjetuesi Alibeaj

03/03/2021
Shqipëria do lind një Albin, kur një avion i Hagës të burgos në Rinas njësoj si në Kosovë 3 kundërshtarët e “Albinit të Tiranës”
Aktualitet

Ja strategjia e Metës për të bllokuar mandatimin e Ramës të formojë i pari qeverinë! Plan të përdorë paktin si koalicion PD-LSI për nxjerrë jashtë loje PS

03/03/2021
Hipokrizia ka emër!
Aktualitet

Frrok Çupi zbulon prapaskenat e lëvizjes më të fundit të Albin Kurtit: Një mitoman majtist që po shkon drejt qeverisë së dytë “50 ditore”

03/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In