• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pfizer po vonon vaksinat, Italia e “dërrmuar” nga virusi gati të ndërmarrë veprime ligjore

20/01/2021
in Aktualitet, Bota
Kur vjen vaksina e Pfizer në Shqipëri? Flet për herë të parë zv.ministrja Rakacolli
7
VIEWS

Italia është e gatshme të ndërmarrë veprime ligjore kundër Pfizerit gjatë ditëve të ardhme për shkak të ngadalësimit që kompania amerikane i ka bërë dorëzimit të vaksinave.

Njoftimin e bëri i dërguari i posaçëm për emergjencat, Domenico Arcuri. “Kemi pasur solidaritet unanim nga të gjithë krerët e rajoneve dhe provincave autonome të vendit tonë gjatë takimit me ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boccia.

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve italianë nuk është një çështje e diskutueshme. Fushata e vaksinimit nuk mund të ngadalësohet, aq më pak për administrimin e dozave të dyta për shumë italianë të cilëve tashmë u është dhënë e para ”, thotë Arcuri.

“Për fat të keq”, shtoi ai, “bisedimet me Pfizerin nuk patën rezultatin që shpresonim, e madje ka njoftuar reduktim të mëtejshëm të dërgesave. Si pasojë u diskutua se çfarë veprimesh të ndërmerren për të mbrojtur qytetarët italianë dhe shëndetin e tyre, duke përfshirë dhe veprimet ligjore”, shtoi ai.

Vonesat në shpërndarjen e vaksinës nga kompania Pfizer, po shkaktojnë shqetësim në pjesë të ndryshme të Europës. Një sërë vendesh europiane janë shprehur të zemëruara pas njoftimit se dërgesat do të zvogëlohen përkohësisht duke qenë se kompania po punon për një linjë të re prodhimi. Për rrjedhojë, Pfizeri ka zvogëluar në këto momente punën në fabrikën e tij në Belgjikë.

Përballë kritikave, Europa u vu në lëvizje për t`i kushtuar vëmendjen e duhur dhe Ballkanit, sic e pohoi një ditë më parë komisioneri Oliver Varhelyi, i cili deklaroi se “Komisioni Evropian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe fqinjët. Ai shtoi se do të shqyrtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat sa më herët.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët
Aktualitet

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët

06/03/2021
Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne
Aktualitet

Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne

06/03/2021
Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!
Aktualitet

Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In