• Kontakt
Tuesday, April 13, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Petro Koçi, akuza ndaj Berishës: Virus politik prej të cilit Shqipëria vuan akoma! Nuk i ndahet shpirti nga dhuna, agresiviteti e radikalizmi

10/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
Endrra e fundit e plakut dixhital Sali: Po shpërthen revolta! (Video)
61
VIEWS

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi u është përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se është informuar që numri i viktimave që kanë ndërruar jetë për shkak të të koronavirusit në Shqipëri është më i lartë dhe fshihet nga qeveria.

Koçi akuzoi ish-kryeministrin se kërkon kaos e panik nga që qeveria dhe instancat shtetërore po e përballojnë me sukses betejën me koronavirusin, ndërsa deklaroi se Berisha për inat të kryeministrit Rama ka “lajthitur”, duke bërë aleancë me Covid-19.

“Sali Berisha është i shqetësuar për numrin e ulët të viktimave dhe rënien e kurbës së infektimit në popullatë. Kjo nuk i shkon për shtat interesave të tij politike. Prandaj kërkon ta balancojë me nxitje paniku dhe kaosi. Paniku dhe kaosi ndihmojnë përhapjen e virusit. Për inat të Edi Ramës, Saliu ka zgjedhur aleancën me virusin Korona”, deklaroi ai.

Më tej, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është në vetvete një virus politik nga i cili po vuan akoma Shqipëria, ndërsa theksoi se dhuna dhe agresiviteti janë disa nga simptoma që Berisha ka shfaqur brenda Partisë Demokratike.

“Saliu vetë është një virus politik nga i cili Shqipëria vuan akoma. Trupi i sëmurë i Partisë Demokratike që nuk ka fuqi ta mposhtë këtë lloj virusi që fatkeqësisht ka mbërthyer edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Dhuna, agresiviteti, radikalizmi, anti-institucionalizimi, urrejtja dhe privatizimi i shtetit janë simptomat që shfaq virusi Sali në PD”, nënvizoi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi për gazetën “SOT”.

Më herët, kryeministri Rama duke iu përgjigjur akuzave të Berishës në një prononcimi për mediat, është shprehur se ai është në kërkim të viktimave çdo ditë.

“Mendoj që nëse thuhen gjëra të tilla, me ose pa dashje nxirret në mexhelis një dëshirë që mund të jetë edhe e pavetëdijshme në një kohë që unë di shumë mirë që lideri legjendar i PD është në kërkim të kufomave. Lideri legjendar i PD është në kërkim të viktimave çdo ditë.

Është një haluçilacione që të vdekur nga koronavirusi nuk raportohen. Patjetër ka dijeni drejtpërdrejt nga Shefi imagjinar i shërbimeve Funerale. Se s’ka të vdekur të tjerë nga Epidemia që i ka shpëtuar syrit të mediave dhe dynjasë dhe u fshehkan me kaq sukses nga qeveria. Kjo janë gjëra të turpshme dhe të fajshme. duhet të bëjmë çmos të jemi pranë njerëzve. Por kjo është thjeshtë të jesh pranë karriges dhe imagjinatës që vazhdon e ushqehet me dokrra”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus
Aktualitet

Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus

13/04/2021
Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI
Aktualitet

Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI

13/04/2021
“Janë gati të djegin Shqipërinë”! Rama: Shteti është transformuar dhe shërbimet janë online, shkelmuam korrupsionin
Aktualitet

“Janë gati të djegin Shqipërinë”! Rama: Shteti është transformuar dhe shërbimet janë online, shkelmuam korrupsionin

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In