• Kontakt
Thursday, February 25, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pasuri miliona euro të fshehura pas pensionistëve! “Anti KÇK” nis punën në 7 qytete, 60 pasuri të botës së krimit në filtrin e strukturës speciale

02/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Pasuri miliona euro të fshehura pas pensionistëve! “Anti KÇK” nis punën në 7 qytete, 60 pasuri të botës së krimit në filtrin e strukturës speciale
221
VIEWS

Tirana, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë janë qytetet ku Njësia Speciale Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të paktët ‘anti-KÇK’ do të nis goditjet e para.

Burime për Report Tv nga kjo njësi bënë me dije se përgjatë periudhës përgatitore janë identifikuar mbi 60 pasuri të shtrira në këto qytete që arrijnë vlera nga 200 mijë euro e deri në 10-15 milion euro me prejardhje nga aktivitetet kriminale, të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.

Njësia nën vartësin e policisë së shtetit e cila do të jetë aktive në terren deri më 31.12.2020 fokus të saj do të ketë ndjekjen e parasë për të arritur tek bosët reale që fshihen pas tyre por në terren kanë pronar fiktiv.

Shumica e këtyre pasurive sqaruan burimet i përkasin adoleshentëve të cilët s’kanë punuar një ditë në jetën e tyre apo personave 70-75 vjeç të cilët të ardhur kanë vetëm pensionin por rezultojnë milioner duke mos justifikuar shpenzimet e kryera në këto investime.

Këto kompani të verifikuara më herët shtrihen në fushën e ndërtimit, shërbimeve, hidrosanitareve, hoteleri turizëm dhe linjat e transportit të udhëtarëve treguan disa prej agjentëve të OFL për Report Tv.

Çdo personi të cilit do ti vendoset sekuestro preventive afati i lënë nga shteti për të justifikuar me fatura, transaksione burimin e ligjshëm të pasurisë do të jetë 30 ditë në të kundërt ajo më pas me miratimin e gjykatës do të kaloj për llogari të shtetit me konfiskim.

Ndërsa ata zyrtarë lokal përfshi hipotekat, tatimet, zyrën e pastrimit të parave që do të refuzojnë të zbatojnë vendimet e marra në kuadër të operacionit për gjurmimin e parave do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra, sakson akti normativ tashmë në fuqi.

Pjesë e kësaj njësie speciale do të jenë nga trupat më të mirë speciale që ka policia e shtetit deri tek ekspertët e krimeve kompjuterike, ekonomike dhe ata të përdorimit të teknologjive të avancuara të komunikimit, vëzhgimit dhe ndjekjes në terren, ndërsa selia e tyre është pranë repartit RENEA. /Arsen Rusta /Shqiptarja.com

ShareTweetSendSend

Related Posts

PD zyrtarizon koalicionin me aleatët, vjen reagimi i parë i fortë nga PS: Nga mbrëmë u bënë dhe më të vjetër! Këta i bashkon vetëm virusi Berisha!
Aktualitet

PD zyrtarizon koalicionin me aleatët, vjen reagimi i parë i fortë nga PS: Nga mbrëmë u bënë dhe më të vjetër! Këta i bashkon vetëm virusi Berisha!

25/02/2021
“Keqbërje marramendëse”! Kryeministri Rama publikon SKANDALIN e rëndë ku është implikuar familja e Sali Berishës: Mbetesh pa frymë nga…(Video)
Aktualitet

“Keqbërje marramendëse”! Kryeministri Rama publikon SKANDALIN e rëndë ku është implikuar familja e Sali Berishës: Mbetesh pa frymë nga…(Video)

25/02/2021
Atentat në orët e para të mëngjesit! Kush është personi që u ekzekutua në mëngjez sot te Piramida?! Çfarë e lidh me Dritan Dajtin?
Aktualitet

Atentat në orët e para të mëngjesit! Kush është personi që u ekzekutua në mëngjez sot te Piramida?! Çfarë e lidh me Dritan Dajtin?

25/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In