• Kontakt
Sunday, February 28, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Parashikimi nga IGJEUM për 5 ditët e ardhshme, prefekti i Shkodrës paralajmëron qytetarët

25/09/2020
in Aktualitet, Kronike
Parashikimi nga IGJEUM për 5 ditët e ardhshme, prefekti i Shkodrës paralajmëron qytetarët
13
VIEWS

Për 5 ditët e ardhshme parashikohen reshje intensive shiu në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit tonë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

Nisur nga ky paralajmërim, prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ka bërë thirrje që të merren masa paraprake nga banorët e këtyre zonave dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme.

Ai bën thirrje që të shmanget qarkullimi në zonat e prekura nga përmbytjet dhe të mos pihet ujë nga çezma, pasi është burim infeksioni.

Njoftimi i Prefektit të qarkut Shkodër:

Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër;

Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona.

Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme:

NËSE JETONI NË NJË ZONË TË RREZIKUAR OSE QË KA SHUMË MUNDËSI PËR TU PËRMBYTUR INFORMOHUNI DUKE TELEFONUAR NË NUMRAT E EMERGJENCËS 128 , 119, 112.

SHMANGNI LËVIZJET DHE QARKULLIMIN ME MAKINË NË RRUGË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET SEPSE UJI MUND T’JU BLLOKOJË MAKINËN.

NËSE MAKINA JU BLLOKOHET NGA UJI, DILNI NGA MAKINA DHE LARGOHUNI MENJËHERË NË NJË VEND MË TË LARTË.

NË ASNJË ÇAST MOS PINI UJË NGA ÇEZMA PASI MUND TË JETË BURIM INFEKSIONI.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, ka marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

Në vijim të këtij komunikimi, ju bëjmë me dije se janë marrë masat për mobilizimin e strukturave në njoftimin e komuniteteve pranë zonave të rriskut në territorin e Qarkut Shkodër duke i urdhëruar të shkëmbejnë informacion pranë strukturave bashkiake dhe qendrore, për parandalimin e situatës emergjente.

Në këto kushte dhe në zbatim të planit të masave është urdhëruar të njoftohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative si dhe të koordinohet puna me të gjithë strukturat reaguese të bashkive për monitorimin e situatës së pritshme.

KËRKO NDIHMË:

SHËRBIMI I URGJENCËS 126; SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129; SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128; SHËRBIMI I POLICISË RRUGORE 127

ShareTweetSendSend

Related Posts

553 raste dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID: Ministria e Shëndetësisë jep detajet
Aktualitet

Sërish shifra të larta nga COVID-19: 21 humbje jetë në 24 orët e fundit, 952 raste të reja

28/02/2021
Aurela promovon Bashën… si timonier! Erion Braçe e kap në shkelje të rëndë Lulin: Vërë rrypin o rryp apo nuk je zgjuar akoma dhe ëndërron sikur ke hequr ligjin e “rrypit”!  (Foto)
Aktualitet

Aurela promovon Bashën… si timonier! Erion Braçe e kap në shkelje të rëndë Lulin: Vërë rrypin o rryp apo nuk je zgjuar akoma dhe ëndërron sikur ke hequr ligjin e “rrypit”! (Foto)

28/02/2021
Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…
Aktualitet

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…

28/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In