• Kontakt
Saturday, February 27, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pakti i Berishës fut në sherr Shqipërinë me Greqinë! Rama midis dy zjarreve: Grekët kërkojnë 12 milje det, turqit kundër! Pritet acarimi i marrëdhënieve

27/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
Pakti i Berishës fut në sherr Shqipërinë me Greqinë! Rama midis dy zjarreve: Grekët kërkojnë 12 milje det, turqit kundër! Pritet acarimi i marrëdhënieve
26
VIEWS

Rikthehet debati për çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Teksa Athina është në prag lufte me Turqinë, duket se po përdor një strategji tjetër duke tentuar të fusë në valle edhe Shqipërinë.

Dje Parlamenti grek diskutoi paktin me Italinë, ndërkohë që nuk mbeti pa u përmendur dhe Shqipëria.

Kryeministri Kiriakos Micotaqis duke folur në Parlament u shpreh i bindur se Greqia do të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje në kurriz të Shqipërisë, duke shtuar akoma dhe më tej provokimet. “Njoftoj se menjëherë me një projektligj i cili do t’i paraqitet Parlamentit, Greqia zgjeron ujërat territoriale nga 6 në 12 milje.

Greqia po rritet. E kanë thënë dhe të tjerët përpara nesh, por ne jemi ata që e zbatojmë atë në praktikë. Ne vazhdojmë kështu posaçërisht për zonën e ishujve në detin Jon, në ushtrimin e të drejtës sonë sovrane të padiskutueshme, në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit. Një të drejtë të cilën vendi ynë e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen në zona të tjera detare si dhe zbatimin e vijës së mesme ku distanca midis brigjeve është më pak se 24 milje”, tha ai.

Nga ana tjetër ai njoftoi se ministri i Jashtëm, Nikos Dendias shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Rama pikërisht mbi finalizimin paktit detar. Mirëpo nuk ka munguar dhe reagimi i shefit të qeverisë shqiptare. Duke replikuar me komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e akuzojnë për shitje të detit, Rama ka deklaruar se nuk do të përsëritet tradhtia e Berishës në 2009.

“Të rroftë Skënderbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasësh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapen në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur”, tha Rama duke iu përgjigjur një komentuesi.

Krisja me turqit

Këmbënguljet e Greqisë duket se e vë kryeministrin Rama mes dy zjarreve, pasi nga krahu tjetër është Turqia e cila është rreshtuar kundër Greqisë dhe madje shumë zëra flasin se Ankaraja nuk ka lejuar deri më tani një pakt mes Tiranës e Athinës.

Gazeta e tha pak ditë më parë se pati një ndarje mes Ramës dhe Erdogan sa i takon marrëveshjes mes Emirateve Arabe dhe Izraelit. Rama e përshëndeti, ndërsa Turqia doli kundër. Por duket se kriza Turqi-Greqi do të ndikojë dhe te raportet e Tiranës me Ankaranë. Dje kryeministri Edi Rama ka pasur një telefonatë me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ishte ky i fundit që e bëri të ditur në rrjete sociale.

“Në bisedën telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë si dhe zhvillimet në rajon”, tha ai. Por gazeta ka mësuar se përveç bisedimeve mbi nisjen e negociatave për kufirin detar, ka qenë dhe konflikti me Turqinë. Fakti që shefi i qeverisë ka komunikuar me grekët për këtë çështje tregon se diçka është thyer në raportet e tij me Erdogan, pasi kohët e fundit takimet mes tyre janë rralluar ndjeshëm.

Por duket se Greqia po vepron në disa fronte. Fakti që qeveria shqiptare nuk reagoi dhe në Greqi u bë jehonë e madhe mbi telefonatën, tregon se Greqia do të zgjerojë debatin duke futur dhe vendin tonë në valle. Pakti i 2009 rrezikon të fusë kryeministrin në sherr si me Greqinë ashtu dhe me Turqinë. Nëse arrihet pakti me grekët, padyshim do ftohen marrëdhëniet me Turqit. Por nëse nuk kemi pakt, Athina mund të vërë në rrezik dhe negociatat me BE. Pra duket se konflikti do të përshkallëzohet./Sot

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Uroj të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave”: Publikohet letra që Edi Rama i dërgoi Albin Kurtit
Aktualitet

“Uroj të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave”: Publikohet letra që Edi Rama i dërgoi Albin Kurtit

27/02/2021
VIDEO/ Stafi izraelit merr në “qafë” Bashën, poston spotin epik me të cilin synon të rrëzojë Ramën: Pula është e thatë, kufjet nuk punojnë
Aktualitet

VIDEO/ Stafi izraelit merr në “qafë” Bashën, poston spotin epik me të cilin synon të rrëzojë Ramën: Pula është e thatë, kufjet nuk punojnë

27/02/2021
Video/ “Striscia la Berisha”, kur TV italian fyenin shqiptarët!
Aktualitet

Video/ “Striscia la Berisha”, kur TV italian fyenin shqiptarët!

27/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In