• Kontakt
Wednesday, February 24, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paga e luftës, Ministria e Financave bën bilancin, ja sa qytetarë e kanë përfituar dhe sa ishte kostoja nga buxheti i shtetit

27/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
Paga e luftës, Ministria e Financave bën bilancin, ja sa qytetarë e kanë përfituar dhe sa ishte kostoja nga buxheti i shtetit
16
VIEWS

Janë 172,473 punonjës që u është paguar bonusi prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare, mbështetje ndaj pandemisë.

Deri tani janë paguar 6.89 miliardë lekë, nga 8.5 miliardë lekë, që është fondi total, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në statistikat e saj për pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e përfituesve i përkasin masës së parë, që përfshin subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Referuar të dhënave në total kanë aplikuar 55 mijë subjekte. Për 48 mijë subjekte është miratuar kërkesa, ndërsa për gati 47 mijë subjekte është paguar shuma. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ende të hapur deri më 31 gusht procedurën e korrigjimit të të dhënave për ata punonjës që për shkak të deklarimeve gabim ende nuk e kanë përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, duke u dhënë atyre mundësinë të korrigjojnë të dhënat e tyre në llogaritë personale të e-filling të punëdhënësve.

Paketa e II e mbështetjes për qytetarët e prekur në punën e tyre për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, përfshinte subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata që ishin në punë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së, mbështetje për të larguarit nga puna në periudhën 1 mars – 17 maj për të gjitha subjektet e hapura apo të mbyllura nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj, subvencionimi i pagës së luftës për punonjësit e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit dhe mbështetje për punonjësit e Rafinerisë së Ballshit, pra punonjës me pagë nën 100 mijë lekë në muaj.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Me punë jo gjumë”! Kryeministri Rama prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij dhe ‘thumbon’ hapur opozitën (Video)
Aktualitet

“Një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha…”! Kryeministri Rama publikon foton emocionuese dhe jep mesazhin e fortë

24/02/2021
Juristi Romeo Kara i publikon videon e PD-së që po shpërndahet me shpejtësi dhe nuk lë gjë pa thënë: Hahaha! Ky është premtimi më qesharak! “Do t’iu japim borxh që të lani borxhet”,
Aktualitet

Juristi Romeo Kara i publikon videon e PD-së që po shpërndahet me shpejtësi dhe nuk lë gjë pa thënë: Hahaha! Ky është premtimi më qesharak! “Do t’iu japim borxh që të lani borxhet”,

24/02/2021
Masat anticovid/ Ilir Meta si Monika: Lufton qeverinë duke infektuar rininë!
Aktualitet

Masat anticovid/ Ilir Meta si Monika: Lufton qeverinë duke infektuar rininë!

24/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In