• Kontakt
Saturday, February 27, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Pa paranë dhe krushqinë nuk bëheshe dot…”, kryeministri Rama nxjerr prapaskenat e punësimeve në administratë dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme

13/10/2020
in Aktualitet, Debat
“Pa paranë dhe krushqinë nuk bëheshe dot…”, kryeministri Rama nxjerr prapaskenat e punësimeve në administratë dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme
8
VIEWS

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Nivelit të Lartë Antikorrupsion, deklaroi se nuk mund të krahasohet dot korrupsioni që “lulëzonte” dje në Shqipëri dhe situata që jetojmë sot.

Rama u shpreh se disa vite më parë, në Shqipëri nuk bëheshe dot mësues apo infermier me meritë, por vetëm nëse ishe me partinë në pushtet apo kishe lidhje farefisnore.

“Dje dhe sot, korrupsioni nuk ka krahasim. Dje, disa vjet më parë nënkuptoj korrupsioni ishte i gjithë-përhapur. Dje nuk bëheshe dot mësues sipas meritës në Shqipëri. Më parë ose duhet të të mbështeste partia në pushtet, apo të paguaje ose të kishe lidhje magjike farefisnore. Sot kjo nuk ndodh ose nëse ndodh është krejt minimale.

Sot që të bëhesh mësues, duhet të konkurrosh në një platformë dixhitale dhe sipas pikëve që merr, ti hyn ose jo. Dje, infermier nuk bëheshe pa pasur partinë, paranë ose krushqinë. Sot infermierët hyjnë në sistem me platformë dixhitale, ku testohen dhe rankohen sipas meritës. Dje nuk hyje në universitet nëse nuk ishe djali i dikujt me mbiemër të njohur”, u shpreh Rama.

Edi Rama nënvizoi se sot po bëhet një revolucion me shërbimet ndaj qytetarëve, të cilat janë online.

“Sot po bëhet revolucion për shërbimet dixhitale. Ne së shpejti mund të kemi nivel të shërbimeve online në nivelin 95 për qind. Janë kursyer shërbimet fizike. Mbi 3 milionë dokumente janë dhënë online në Shqipëri. Nuk janë gjermanët më të ndershëm se shqiptarët gjenetikisht, sillini 40 gjermanë t’i çojmë tek Hipoteka e Vlorës. Duhet sistem”, vlerësoi Rama.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Murrizi zbardh prapaskenat e forta gjatë takimeve brenda selisë blu: Firmosën si skutha natën! Ja pse e vonoi firmën Nard Ndoka
Aktualitet

Murrizi zbardh prapaskenat e forta gjatë takimeve brenda selisë blu: Firmosën si skutha natën! Ja pse e vonoi firmën Nard Ndoka

27/02/2021
Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta
Aktualitet

Çfarë i ka shqetësuar Metën e Kryemadhin që shpërthyen kundër ndërkombëtarëve?!

26/02/2021
Perla e ditës: Lulzim Basha merr në telefon një grua për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë: Ti je për ne njerëzit e thjeshtë, o kryetar
Aktualitet

Perla e ditës: Lulzim Basha merr në telefon një grua për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë: Ti je për ne njerëzit e thjeshtë, o kryetar

26/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In