• Kontakt
Tuesday, March 2, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Nostalgji për aktorin e madh! Nëse do jetonte, Roland Trebicka sot do mbushte 73 vjet

18/01/2020
in Nostalgji
Nostalgji për aktorin e madh! Nëse do jetonte, Roland Trebicka sot do mbushte 73 vjet
281
VIEWS

Sot është 73 vjetori i lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka, Artist i Merituar. Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Kombëtar përmes një postimi në rrjetet sociale. Roland Trebicka lindi në Korçë më 18 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961.

Ndoshta, që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”.

Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.

Por rolet e aktorit Roland Trebicka në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tablo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro.

Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti). Për kontributin e tij në skenë, ai është nderuar me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe së fundmi, Bashkia Korçë i akordoi titullin “Nder i qytetit”.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…
Aktualitet

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…

28/02/2021
Publikohet rrëfimi i rrallë: Si e vuajti princi William publikimin e fotove skandaloze të princeshë Dianës?!
Nostalgji

Publikohet rrëfimi i rrallë: Si e vuajti princi William publikimin e fotove skandaloze të princeshë Dianës?!

04/02/2021
“Çdo gjë është bërë dixhitale”! Kryemadhi nostalgjike: Unë dhe Iliri shkruanim letra dashurie, por tani vetëm elektronikisht
Nostalgji

“Çdo gjë është bërë dixhitale”! Kryemadhi nostalgjike: Unë dhe Iliri shkruanim letra dashurie, por tani vetëm elektronikisht

19/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In