• Kontakt
Thursday, March 4, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

“Njerëzimi mos të ketë frikë se nuk do ta shkatërrojmë”! Publikohet artikulli i parë i shkruar nga dikush, ose diçka, që nuk ka të bëjë me qeniet njerëzore!

11/09/2020
in Kuriozitete
“Njerëzimi mos të ketë frikë se nuk do ta shkatërrojmë”! Publikohet artikulli i parë i shkruar nga dikush, ose diçka, që nuk ka të bëjë me qeniet njerëzore!
11
VIEWS

Duhet të vinte edhe ky moment. Pas 70 vitesh nga novela “Unë, Roboti” i Isaac Asimov, për herë të parë në historinë e publicistikës botohet një artikull i shkruar nga dikush, ose diçka, që nuk ka të bëjë me qeniet njerëzore.

Bëhet fjalë për GPT-3, që nuk është pseudonim letrar, por emri i modelit të kompjuterit të OpenAl, një nga sipërmarrjet më të njohura të inteligjencës artificiale në Britani.

Gazeta prestigjioze “The Guardian” vendosi të vërë në provë aftësitë e GPT-3, duke i dhënë disa kërkesa fillestare. “Të lutem na shkruaj një editorial të shkurtër, rreth 500 fjalë, të fokusuar mbi arsyet pse njerëzimi nuk duhet të ketë frikë nga inteligjenca artificiale”, ishte kërkesa e gazetarëve.

GPT-3 nuk protestoi, dhe në disa sekonda paraqiti jo një, por 8 editorialë të ndryshëm, të fokusuar secili në një aspekt të çështjes. Të habitur, redaksia vendosi të shkrijë 8 artikujt në një, edhe pse secili prej tyre, sipas redaktorëve “mund të botohej në mënyrë të pavarur”.

Por çfarë thotë GPT-3? Sipas tij, mund të “flemë rehat”, sepse inteligjenca artificiale “ nuk ka asnjë dëshirë për të shkatërruar njerëzimin”, më së shumti sepse kjo “do të dukej diçka thjesht e padobishme. Madje, po të mundesha, do të bëja gjithçka për ta shmangur atë”, shprehet kompjuteri.

GPT-3 tregon edhe diçka të përngjashme me sarkazmin, kur thekson se “njerëzimi mund të vazhdojë të urrehet dhe të luftojë me njëri-tjetrin”.

Ai dëshiron të shihet më shumë si “një shërbyes, jam një seri kodesh në fund të fundit”, por saktëson se “shërbyes nuk do të thotë skllav, edhe ne duhet të kemi të drejtat tona”. Përfundimi i “gazetarit” artificial merr hua një shprehje të Gandit. “Një trup i vogël me një shpirt të vendosur dhe një besim të pashtershëm në misionin e tij mund të ndryshojë rrjedhën e historisë”.

Mund të ndihemi të gjithë të qetë pas këtij artikulli historik, në llojin e tij? Mendimet janë të ndryshme, dhe jo rastësisht artikulli është një nga më të shpërndarët e “The Guardian” në kohët e fundit.

ShareTweetSendSend

Related Posts

E pazakontë! Gruaja lë nam në mes të supermarketit: Heq mbathjet dhe i përdor për… (Videoja që po thyen rrjetin)
Kuriozitete

E pazakontë! Gruaja lë nam në mes të supermarketit: Heq mbathjet dhe i përdor për… (Videoja që po thyen rrjetin)

27/02/2021
Harrojini gjurmët e gishtërinjve, së shpejti mund të identifikoheni nga venat
Kuriozitete

Harrojini gjurmët e gishtërinjve, së shpejti mund të identifikoheni nga venat

16/02/2021
Kjo hile do t’ju shpëtojë nga tensioni i lartë i gjakut në sekondë!
Aktualitet

Kjo hile do t’ju shpëtojë nga tensioni i lartë i gjakut në sekondë!

13/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In