• Kontakt
Sunday, April 11, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Humor

Një tablo sinoptike e COVID-19 nga “shkencëtari” Taulant!

19/04/2020
in Humor
Një tablo sinoptike e COVID-19 nga “shkencëtari” Taulant!
212
VIEWS

Këshilltari Henz sot në mëngjes kërkoi me ngulm nga shkencëtari Taulant një tablo të së ardhmes së koronavirusit në Shqipëri. Kjo do t’i shërbente atij për të formuluar tezat e reja të opozitës.

Shkencëtari Taulant, pasi u konsultua me autoritetet shkencore në Bernë, me ato në Berlin dhe Londër, i kërkoi këshilltarit Henz të priste dhe 30 minuta sa të fliste me Uashingtonin dhe Parisin, pasi presidenti Trump u kishte dhënë urdhër shkencëtarëve të SHBA të mos e furnizonin Taulantin me të dhëna.

Më në fund analiza e shkencëtarit Taulant mbërriti:

“I dashur Henz. Më poshtë ke tablon time të sotme të gjendjes së COVID-19 në Shqipëri.

Nga këkrimet e mija shkencore qyshkurse nisi epidemia në Shqipëri, më rezultonte se sot në Shqipëri duhet të kishte 300 të vdekur minimalisht.

Nëse ne shikojmë trendin e vdekjeve në Tiranë, ai është 20 në ditë.

Me këtë trend i bie që 40 të jetë në pjesën tjetër të Shqipërisë.

Sipas kërkimeve të mija në Shqipëri, nëse mbedhim 40 me 20, bëjnë 60.

Po t’i shtojmë 60 dhe një 10 për siguri, bëhet 70.

Pra sipas kërkimeve të mija në Shqipëri vdesin afërisht 70 vetë në ditë.

Koronavirusi ka një muaj që ka nisur. Nëse shumëzojmë 70 me 40 ditëshin që ka kaluar në Shqipëri, i bie të kenë vdekur rreth 2800 vetë.

Nëse llogarisim se ne e kemi vdekshmërinë nga koronavirusi gati 10 për qind, i bie që tek ne kanë vdekur 280 deri 300 vetë.

Kjo është analizë shkencore, jo muhabete qeverie.

Qeveria thotë 26 vetë, se aq do të thotë. Por në fakt analiza shkencore më nxjerr tek 300 vetë.

Kur unë e kam thënë këtë një muaj më pare, nuk më besuat.

Dhe i gjithë ky inat ndaj meje është se jam shkencëtar.

E konsultova këtë analizë shkencore timen dhe me shkencëtarët amerikanë. Ata u mahnitën nga kjo.

Amerika me këtë forumulë që u dhashë unë, u bie që aty të vdesin 3 milionë vetë.

Ata lajmëruan menjëherë presidentin Trump.

Presidenti Trump i kishte pyetur: Mos e ka zbuluar gjë ai shkencëtari nga Shqipëria?

-Po, i kishin thënë ata, se ata respektojnë pronësinë intelektuale.

-Më ka thënë Edi Rama mos e dëgjoni atë, se është budalla, u kishte thënë.

Ata më morën të dëshpëruar dhe ma treguan të vërtetën.

U thashë mos u mërzisni për mua, se kështu më thonë të gjithë, por merrni masa.

Llogaritë janë shkencore. Po s’po ua tregoj metodën se është sekret shkencor.

Vetëm një fakt po u them. Në Shqipëri e kam gjetur në kokë.

Pastaj më telefonoi Boris Jonson dhe më tha kemi nevojë për ekspertizën tënde.

I thashë më emëro zëvendësiministër Shëndetësie, të marr dhe babin shofer, të bëjë letra angleze, dhe vij menjeherë.

Vetëm sigurohoni që keni letra higjenike në Ministri.

-E prit pak, tha, se janë bllokuar linjat. Të flas me Edi Ramën të të sjellë me Air Albania.

-Jo, i thashë, ai më urren, se ai i urren shkencëtarët.

-Ashtu, tha? Ishallah e kap korona si mua, ta shikojë sa rëndësi kanë shkencëtarët si ty.

Por tani kam një ide tjetër. Ka shumë mundësi që të vdekurit në Shqipëri të mos jenë 300, por 700.

Duke bërë ca llogari, qëparë më shkoi mendja që nëse e bëjmë vdekshmërinë 20 për qind nga korona, atëhere i bie që në Shqipëri vdesin 700 vetë.

Dhe kjo është shkencore. Kaq e nxjerr kompjuteri.

Llogaritë që nga 3500 të vdekur në ditë, nëse e bëjmë 20 për qind vdekjen nga koronavirusi, del 700.

Do thoni ju, po ku e mbështet këtë 20 për qindshin. Kjo është punë shkencore, nuk jepet sekreti.

Të lutem shumë këto ide jepja vetëm Lulit, jo Tit Vasilit me Tritanin, se ata kanë halle biznesi.

Njëri do tamponin, tjetri do skaner, se aty anë investuar.

Vetëm Luli ka respekt për shkencën dhe kupton nga llogaritë.

Kaloja atij dhe më thuaj pak për reagimin.

Tregoji që kam fol dhe me Trumpin dhe Jonson.”/Tema

ShareTweetSendSend

Related Posts

VIDEO/ “Ore më lini të iki”! Ramës i ‘zënë pritë’ dy aktorët e njohur
Aktualitet

VIDEO/ “Ore më lini të iki”! Ramës i ‘zënë pritë’ dy aktorët e njohur

11/04/2021
S’marr vaksinat e Ramës unë, se mërzis aleatët Berisha e Meta. Pastaj Kina e Rusia tradhtuan Enverin, si të marr vaksinën e tyre unë…
Humor

S’marr vaksinat e Ramës unë, se mërzis aleatët Berisha e Meta. Pastaj Kina e Rusia tradhtuan Enverin, si të marr vaksinën e tyre unë…

06/04/2021
Video epike, Basha filmohet duke fjetur në makinë! Rama ironizon: Fle dhe në drekë s’kemi ç’i bëjmë! Dhe në gjumë ka Saliun e Monikën mbi kokë
Humor

Bilushi i Metës arsyeton videon e Lulit në gjumë

03/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In