• Kontakt
Saturday, February 27, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Diaspora

Një ‘kimi’ pozitive me Vuçiç? Thaçi ‘thumbon’ Haradinajn: Nuk jam nga ata që kërcënohem apo përplasem fizikisht me presidentin e Serbisë

15/05/2020
in Diaspora
Një ‘kimi’ pozitive me Vuçiç? Thaçi ‘thumbon’ Haradinajn: Nuk jam nga ata që kërcënohem apo përplasem fizikisht me presidentin e Serbisë
53
VIEWS

“Unë nuk jam nga ata që kërcënohem apo përplasem fizikisht me presidentin e Serbisë”. Kështu u shpreh ndër të tjera presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i pyetur në emisionin “Opinion”, nëse mes tij dhe presidentit serb Vuçiç, ka një kimi pozitive.

Duke përmendur se liderët kosovarë kanë patur edhe më parë takime me liderët serbë, Thaçi tha se nuk frikësohej të përballej me askënd nga Serbia.

Fevziu: Përse mes jush dhe zotit Vuçiç ka një kimi pozitive ndryshe nga raportet me liderët e tjerë, që keni patur ju apo të tjerë?

Thaçi: Ne me liderë serbë jemi takuar edhe në Rambuje, edhe në Vjenë, edhe më vonë në Bruskel. Mua nuk më funksionon kimia me liderët serbë, por ushtroj mandatin tim kushtetues dhe ligjor.

Edhe më herët si Kryeministër i vendit edhe tani si president i Kosovës përfaqësoj shtetin e pavarur sovran. Unë nuk jam nga ata që kërcënohem apo përplasem fizikisht me presidentin e Serbisë. Ne kemi zhvilluar dialogje, kemi fituar beteja diplomatike edhe në Rambuje, edhe në Vjenë që shpallëm Pavarësinë e Kosovës,edhe në 2013, marrëveshja e Brukelsit bëri që ta rikthejmë sovranitetin në veri të Mitrovicës.

Unë nuk frikësohem të përballem me askënd nga Serbia dhe nuk ndihem inferior, sepse të gjitha betejat diplomatike i kemi fituar. Unë përfaqësoj shtetin e Kosovës. Nëse ka komunikim normal, mendoj se është vlerë për paqen dhe jo frikë për të ardhmen.

I pyetur më tej nëse ka një pëlqim personal apo një komunikim më të mirë mes Vuçic dhe tij, Presidenti kosovar tha se ishte takuar edhe më herët me liderë të Serbisë dhe se ky ishte një detyrim ndërkombëtar.

“Nuk kam preferencë , por kryej obligimet e mia ligjore, qytetare. Nuk kam ndonjë inferioritet të takohem si përfaqësues i shtetit të pavarur dhe sovran dhe si fitues i betejës politike edhe ushtarake ndaj Serbisë. Kush ka inferioritet apo frikë ndaj supermacisë së rrejshme të Serbisë, është problem i atij apo i asaj”, tha Thaçi.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Presioni i SHBA ndaj Serbisë, Vuçiç: Na pret periudhë e vështirë…
Aktualitet

Presioni i SHBA ndaj Serbisë, Vuçiç: Na pret periudhë e vështirë…

24/02/2021
Gjyqi i 6 shqiptarëve për vrasjen e pesë maqedonasve: Përgjime sekrete në çështjen “Përbindëshi”, që ka tronditur Maqedoninë e Veriut
Diaspora

Gjyqi i 6 shqiptarëve për vrasjen e pesë maqedonasve: Përgjime sekrete në çështjen “Përbindëshi”, që ka tronditur Maqedoninë e Veriut

23/02/2021
Ambasadori amerikan paralajmëron Hardinajn dhe Kurtin: Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe
Diaspora

Ambasadori amerikan paralajmëron Hardinajn dhe Kurtin: Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe

23/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In