• Kontakt
Thursday, March 4, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga Meta dhe Nikoll Lesi, tek Imami dhe Ceka! Kush firmosi për a.rrestimin e Berishës në 1998

21/09/2020
in Aktualitet, Dosja X
Nga Meta dhe Nikoll Lesi, tek Imami dhe Ceka! Kush firmosi për a.rrestimin e Berishës në 1998

Kryeministri Sali Berisha, duke u larguar me makine, pas nje mbledhje te kryesise te PD, ku eshte diskutuar ne lidhje me ristrukturimin e Partise Demokratike, ecurine politike dhe kalendarin politik qe do te ndjeke kjo parti gjate ketij viti.

130
VIEWS

Sot janë aleatë dhe në një front për të ardhur në pushtet, por dy dekada më parë votonin për arrestimin e njëri-tjetrit, përbetoheshin se do të fusnin njëri-tjetrin në burg si dhe shkëmbenin akuza nga më të rëndat.

Mes emrave që votuan pro arrestimit të Sali Berishës si organizator i gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, figurojnë edhe Ilir Meta, Kastriot Islami, Arben Imami, Nikoll Lesi, Luan Rama, Arben Malaj, Vangjel Tavo dhe Neritan Ceka.

Votimi është bërë në Parlament në 18 shtator 1998, katër ditë pas grushtit të shtetit, ku banda të armatosura, nën udhëheqjen e Berishës, pushtuan institucionet shtetërore dhe nisën në fushatë plaçkitje nëpër dyqanet e Tiranës. Kryetari i komisionit të votimit rezulton Nikoll Lesi.

Votimi pa asnjë deputet kundra dhe abstenim erdhi pas shkresës nr. 1425, datë 14.09.1998 të kryeprokurorit Arben Rakipi drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për fillimin e çështjes penale, heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Sali Berisha.

Kërkesa u shqyrtuar më pas nga Komisioni i Imunitetit, i Mandateve dhe i Rregullores, i kryesuar nga Spartak Braho.

Berisha akuzohej për veprën penale të kryengritjes së armatosur, vepër e cila dënohet deri me burgim të përjetshëm. Në raportin e prokurorisë thuhej se “në datat 13 dhe 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit Azem Hajdari, Partia Demokratike dhe kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si edhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”.

Sipas prokurorisë, përveç synimit për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues, janë kryer edhe një sërë plaçkitjesh në rezidencat kryesore të shtetit, janë goditur me armë të lehta dhe të rënda forcat e ruajtjes së rendit, të policisë dhe të gardës, si edhe personat zyrtarë që punonin në këto institucione, një pjesë e të cilëve dhe janë keqtrajtuar fizikisht. Në raportin e prokurorisë thuhet se Sali Berisha ishte nxitësi dhe ogranizatori i grushtit të shtetit.

“Lidhur me rolin nxitës dhe organizator të kësaj kryengritjeje të armatosur nga deputeti Sali Berisha, ky rol ka qenë një vijë

sjelljeje e tij gjatë gjithë kohës para datave 13 dhe 14 shtator, si edhe në vazhdim, kur ende rezulton se në selinë e PD-së ekziston një grup i armatosur njerëzish, tek të cilët, megjithëse u bëhet thirrje për dorëzim, nuk ka shënja të ndryshimit të qëndrimit”, thuhet në raport.

Emrat që votuan për arrestimin e Sali Berishës në 18 shtator 1998
Ilir Meta
Kastriot Islami
Luan Rama
Arben Malaj
Vangjel Tavo
Neritan Ceka
Arben Imami
Nikollë Lesi
Fatos Nano
Dritëro Agolli
Bashkim Fino
Namik Dokle
Maqo Lakrori
Pandeli Majko
Ethem Ruka
Arta Dade
Ermelinda Meksi
Elmaz Sherifi
Lush Përpali
Ylli Bufi
Sabit Brokaj,
Kadri Rrapi
Tajar Koleci
Arben Malaj
Musa Ulqini
Bardhyl Agasi
Petro Koçi
Lili Nushi
Ndre Legisi
Hamdi Jupe
Sadedin Stankaj,
Theodhori Bej
Anastas Angjeli
Leontiev Çuçi
Bilal Draçi
Flamur Hoxha
Fatri Sinani
Luan Shahollari
Muhamet Bela
Natasha Paço
Ejup Tabaku
Astrit Llanaj
Zamira Çaka,
Niko Pandeli
Limoz Dizdari
Agron Tato
Maksut Balla
Niko Faber
Ilir Zela
Adrian Myslimaj
Erion Braçe
Spartak Poçi
Sulejman Kuqi
Lekë Gjiknuri
Rami Mehmetllari
Flamur Rogu,
Ramadan Hasanaj
Ndrec Pema
Keti Qosja,
Hasan Hoxha
Astrit Kola
Gramoz Ruçi
Servet Pëllumbi
Merita Ndreko
Hamit Gjoni
Eduard Andoni
Faslli Haliti
Ibrahim Baçi
Luan Memushi
Stefan Çipa
Mark Nikolli
Afërdita Stefani
Halil Lalaj
Dritan Çerma
Luiza Hoxhaj
Fran Pjetri,
Dalip Pero
Ali Dervishi
Pëllumb Shullazi
Xhemali Xhixha
Spartak Braho
Alush Xhihani
Zihni Beqiraj,
Ilirjana Kërçuku
Zyhdi Pepa
Luan Hajdaraga
Ilo Konstandini
Lesko Gjata
Ismail Togu
Shpëtim Kateshi
Skënder Katana
Ndriçim Hysa
Fatmir Xhindi
Maksim Shuli
Sokol Hazizi
Dashamir Karafili
Banush Gozhdari
Dashamir Kamberi
Arbër Qilimi
Lekë Çukaj
Nazmir Bilani
Haxhi Aliko
Paskal Milo
Gaqo Apostoli
Kiço Blushi
Pavli Zëri,
Afrim Çenga
Luftim Ahmetaj
Skënder Gjinushi
Ligoraq Karamelo
Ziso Lluci
Lufter Xhuveli
Vladimir Fejzo
Jonuz Begaj
Maksim Hasani

ShareTweetSendSend

Related Posts

Bilushi i Metës përgëzon ekipin që prodhoi lajmin për zonjën Calavero
Aktualitet

Kërcënimet e Metës për Ramën nëpërmjet “lehsit” Bilushi bëhen qesharake! Juristi Romeo Kara: Kërcënues të tillë “serioze” zakonisht përfundojnë në berberë!

04/03/2021
Testohet ulja e avionëve në aeroportin e Kukësit: Rama jep lajmin dhe lëshon thumbin e fortë për demokratët
Aktualitet

Testohet ulja e avionëve në aeroportin e Kukësit: Rama jep lajmin dhe lëshon thumbin e fortë për demokratët

04/03/2021
Habit deputeti Halit Valteri me deklaratën: PS futet në zgjedhje me +7 mandate, ja arsyeja pse!
Aktualitet

Habit deputeti Halit Valteri me deklaratën: PS futet në zgjedhje me +7 mandate, ja arsyeja pse!

04/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In