• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në shënjestër të OFL-së: Kush është “Titi i Ukës”?! Lidhjet politike të trafikantit dhe pasuria e tij

24/02/2020
in Aktualitet, Kronike
Po qëlloni si talebanët vajzën e OFL-së
245
VIEWS

Njëri nga dy emrat të cilëve OFL-ja u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë është edhe Astrit Limani, i njohur edhe me mbiemrin Nimani. Në 10 maj të vitit të kaluar ai u arrestua, pasi ishte në kërkim nga drejtësia italiane i dënuar me 13 vite burg për organizatë kriminale në trafikun e drogës. 49-vjeçari që njihet edhe si “Titi i Ukës” u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Astrit Nimani (Limani) është arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Milanos me 13 vite burg për “Organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”. Ai njihet ndryshe në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” dhe është një emër i njohur për drejtësinë.

“Titi i Ukës” është arrestuar më 15 nëntor 2013 në Serbi dhe më pas është ekstraduar në Itali, ku ishte dënuar për trafik droge. Por, pas lirimit në Itali, ai ishte kthyer në Shqipëri, dhe në vitin 2013 rezulton anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës.

Në vitin 2015, Gjykata Lezhë do të vendoste sekuestrimin e një pasurie prej 10 milion eurosh të Limanit, ku përfshiheshin tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel.

Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë.

Por angazhimi i tij ka qenë edhe politik. Në vitin 2013, Astrit Limani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.

1582289127_AstritNimani.jpg
Astrit Limani (Nimani) ose “Titi i Ukës”
Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit në vitin 2015:
1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.
4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe parkimi./Jawanews

ShareTweetSendSend

Related Posts

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët
Aktualitet

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët

06/03/2021
Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne
Aktualitet

Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne

06/03/2021
Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!
Aktualitet

Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In