• Kontakt
Wednesday, April 14, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Misteri” i Budines! Pushtuan teatrin dhe trashëgimin e vërtetë kulturore sikur te ishte prona e tyre tani “nuk dinë gjë” ku kanë humbur 70 a.rmë relike qindra vjeçare dhe bobinat me zërin e Kadri Roshit dhe korifejve të vërtetë

15/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
“Misteri” i Budines! Pushtuan teatrin dhe trashëgimin e vërtetë kulturore sikur te ishte prona e tyre tani “nuk dinë gjë” ku kanë humbur 70 a.rmë relike qindra vjeçare dhe bobinat me zërin e Kadri Roshit  dhe korifejve të vërtetë
92
VIEWS

Debati për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar duket se po nxjerr në pah një skandal të jashtëzakonshëm, që ka të bëjë me mundësinë e humbjes apo më keq, vjedhjes së materialeve me vlerë si garderoba, rekuizita, armë, bobinat me zërat e aktorëve të njohur etj., të cilat janë përdorur ndër vite në shfaqjet më të suksesshme të vendosura në skenën e teatrit.

Pikëpyetjen se ç’është bërë me këto material me vlerë e ngriti i pari kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një deklaratë zyrtare u kërkoi grupimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kanë uzurpuar godinën e teatrit prej 3 vitesh, që të lejonin punonjësit e Teatrit Kombëtar të nxirrnin nga aty të gjitha materialet me vlerë, kryesisht garderobën dhe rekuizitat, në mënyrë që ato të mos humbnin apo vidheshin.

Por, në një deklaratë të dhënë sot për gazetën “Panorama”, Edmond Budina, drejtuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që prej 3 vitesh nuk lejojnë askënd të futet në teatër, as punonjësit e tij, është shprehur se u kanë humbur 70 armë, por as bobinat me zërin e Kadri Roshit nuk janë aty.

“Është e vërtetë. Janë 70 pushkë, maliherë, automatikë etj., që u përkasin periudhës së pushtimit otoman, gjerman e italian dhe që të gjitha janë hequr nga Teatri Kombëtar e janë çuar në Ministrinë e Brendshme. Dhe këtu duhet të ketë një hetim: Ku kanë shkuar ato armë? Ato armë, nuk i hoqi nga Teatri Kombëtar as Enver Hoxha, që e dimë fort mirë se si ishte ai sistem. Edhe Hoxha i sabotoi, por nuk i hoqi. Ato armë viheshin në dispozicion të shfaqjeve dhe ishin një vlerë e jashtëzakonshme e Teatrit Kombëtar, kështu që e përsëris, kjo ngjarje duhet hetuar!”, thotë tani Budina.

Ai “lan duart” kur thotë se përgjegjësinë për këtë nuk e ka Aleanca. “Ne kemi vetëm 7 muaj që kemi hyrë në këtë Teatër. Dhe më duhet të them, që për dy vite e 5 muaj që mbeten, përgjegjësinë nuk e kemi ne. Ne nuk kemi bërë inventar, por çdo gjë e kemi të filmuar. Dhe të gjitha ato që kanë lënë, janë aty. Kur ne kemi hyrë në godinë, kemi çuar fjalë në Teatrin Kombëtar, që të vijnë të bëjnë një inventar. Por ata nuk pranuan dhe nuk erdhën. Është e qartë se pse nuk e bënë këtë. Kishin frikë, sepse janë ata që kanë abuzuar dhe jo ne. Tani papritur kujtohen dhe thonë se ne mund të kemi abuzuar me këto, por ne kemi respekt dhe për objektin në dukje më pak të rëndësishëm në këtë godinë! Fjalë të tilla t’i matë mirë edhe ai, se edhe postin e ka të uzurpuar. Dhe, të gjitha këto, duhet t’i mbaj mend mirë!”, tha Budina

ShareTweetSendSend

Related Posts

KQZ e vendos: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet më 26 prill në orën 08:00
Aktualitet

KQZ e vendos: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet më 26 prill në orën 08:00

14/04/2021
50 prokurorë të Tiranës kërkojnë ‘ndëshkimin’ e Lulzim Bashës, peticion për dënimin e sulmit ndaj Elisabeta Imerajt
Aktualitet

50 prokurorë të Tiranës kërkojnë ‘ndëshkimin’ e Lulzim Bashës, peticion për dënimin e sulmit ndaj Elisabeta Imerajt

14/04/2021
207 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Aktualitet

207 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

14/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In