• Kontakt
Saturday, January 16, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miku i ngushtë i Maradonës akuza të rënda: Pse e lanë të vdiste…?

28/11/2020
in Aktualitet, Bota, Kryesore
Vdekja e tij e parakohshme përloti botën, zbulohet amaneti i Maradonës: Mbi varrin tim të shkruhet…
11
VIEWS

E gjithë bota lotoi për dhimbjen e madhe që la pas legjenda e futbollit. Së fundmi ka ardhur edhe dëshmia e mikut të ngushtë të Maradonës. Menaxheri dhe miku i legjendës argjentinase, Stefano Ceci, lëshoi akuzën e rëndë të radhës. Ai gjatë një interviste u shpreh se Diego u la të vdiste.

NJË NJERI I VETMUAR – Gjatë një interviste për radion “Kiss Kiss Napoli”, Ceci tregon i prekur: “Sot drejtohet gishti në atë që mund të ishte bërë, por është një koncept që duhet shtrirë gjatë gjithë jetës së tij. Diego ka qenë gjithnjë vetëm. Kanë menduar vetëm për Maradonën. Diego ishte i lodhur, u la të vdiste. Nuk donte të jetonte më.

Diego reshti së qenuri Diego kur mbushi 15 vjeç: që kur u bë Maradona, mbeti vetëm. Kam kaluar 20 vite përkrah Diegos. E kam njohur Maradonën personalisht, kampionin, mitin e vështirë për t’u menaxhuar. Diego ishte një njeri i brishtë dhe modest. Diego njeri ishte e kundërta e Diegos futbollist. Unë mund ta shijoj, kështu që do të mbaj brenda shumë e shumë kujtime. Pak njerëz kanë mundur ta shijojnë me të vërtetë Diegon”, tha Ceci.

SHEMBJA – “Gjatë muajve të fundit, Diego ishte me të vërtetë i lodhur. Shikoja që diçka nuk shkonte më si më parë. Deri dy vite më parë, në Dubai luante futboll dhe padel një herë në javë me njerëz 15-20 vite më të rinj se ai. Ishte aktiv fizikisht. Pa që po humbiste edhe dashurinë për Roçion (ish-të dashurën).

Edhe për këtë pastaj e la veten të shkonte fizikisht dhe psikologjikisht. Kaosi familjar që e rrethonte, nuk e lejoi kurrë që të kishte një paqe të plotë. Edhe i vdekur tani do të vazhdojnë që ta trazojnë. Të paktën tani Diego është me njerëzit që donte më shumë: mamanë dhe babain. Tani Diego është në paqe”.

AVOKATI – Ditën e varrimit, avokati dhe miku i Maradonës, Matias Morla, lëshoi akuza për vonesën e ndihmës së parë dhe tha se do ta ndjekë ligjërisht këtë. “Ambulanca u vonua më shumë se gjysmë ore për të ardhur, çka ishte një idiotësi kriminale.

Sa i përket raportit të Prokurorisë së San Isidros, është e pashpjegueshme që për 12 orë, miku im nuk ka pasur kujdes apo kontroll nga pjesa e personelit shëndetësor, dedikuar për këto qëllime. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund. Siç më ka thënë Diego: ‘Je ushtari im, vepro pa mëshirë’”.

Related Posts

Nis në Itali, pajisja me pasaportë dhe kartë identiteti i qytetarëve shqiptarë
Aktualitet

Nis në Itali, pajisja me pasaportë dhe kartë identiteti i qytetarëve shqiptarë

16/01/2021
Balla: Në javët në vijim, habere nga SHBA për Bashën lidhur me dosjen e lobimit me para ruse
Aktualitet

Balla: Në javët në vijim, habere nga SHBA për Bashën lidhur me dosjen e lobimit me para ruse

16/01/2021
Timo Flloko: “I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filma”
Aktualitet

Timo Flloko: “I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filma”

16/01/2021

NA NDIQ NË FACEBOOK

  • 38.2k Fans

LAJMET E FUNDIT

Bilushi i Metës përgëzon ekipin që prodhoi lajmin për zonjën Calavero

Bilushi i Metës shpjegon si do bëhet “Dushku” i ri me listat

16/01/2021
Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

16/01/2021
Nis në Itali, pajisja me pasaportë dhe kartë identiteti i qytetarëve shqiptarë

Nis në Itali, pajisja me pasaportë dhe kartë identiteti i qytetarëve shqiptarë

16/01/2021
Pilotja shqiptare në Dubai: Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së aviacionit në Shqipëri

Pilotja shqiptare në Dubai: Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së aviacionit në Shqipëri

16/01/2021
Balla: Në javët në vijim, habere nga SHBA për Bashën lidhur me dosjen e lobimit me para ruse

Balla: Në javët në vijim, habere nga SHBA për Bashën lidhur me dosjen e lobimit me para ruse

16/01/2021
Timo Flloko: “I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filma”

Timo Flloko: “I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filma”

16/01/2021
Bosi i Spitalit Amerikan pagoi “cash” Adriatik Llallën në Gjermani

Bosi i Spitalit Amerikan pagoi “cash” Adriatik Llallën në Gjermani

15/01/2021
“Vota për PD, është votë për Ilir Metën”! Balla: Bie dakord me Bashën vetëm në një gjë, që “LSI duhet çuar për skrap”!

“Vota për PD, është votë për Ilir Metën”! Balla: Bie dakord me Bashën vetëm në një gjë, që “LSI duhet çuar për skrap”!

15/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In