• Kontakt
Thursday, February 25, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Metës nuk i ecin planet dhe kërcënon Ramën me revolucion, PS e vendosur për të rrëzuar dekretin dhe fundosur LSI

14/10/2020
in Aktualitet, Debat
Thellohet skandali i dhënies së nënshtetësive: Presidenca zhduk arkivën e dy viteve të fundit, artistë, biznesmenë dhe futbollistë (38 pasaporta në një ditë)
5
VIEWS

Ilir Meta duket se nuk po i ecin planet për të rikthyer koalicionet parazgjedhore. Partia Socialiste është e vendosur për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe madje ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka paralajmëruar se sapo presidenti Meta të kthejë mbrapsht Kodin e ri Zgjedhor, mazhoranca do ta rrëzojë dekretin dhe do ta miratojë ligjin ashtu siç ishte.

Por kjo vendosmëri e socialistëve për të hequr koalicionet parazgjedhore ka “tërbuar” kreun e shtetit, i cili ka nisur kërcënimet ndaj Ramës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, dje zoti Meta ka bërë thirrje për revolucion, ndërsa ka publikuar disa vargje të Migjenit, për të cilin shprehet se është një uragan i përhershëm.

Nëpërmjet tyre, kreu i shtetit paralajmëron kryeministrin Edi Rama se është gati grushti i fuqishëm i revoltës popullore. Madje, ai theksoi më tej se qeveria Rama i ka vendosur të ardhmes europiane të vendit një “mal që s’bëzanë”, i cili është ngritur mbi korrupsionin dhe nëpërkëmbjen e vlerave kombëtare.

“Vargjet e poetit tonë kombëtar, Migjeni, janë një uragan i përhershëm frymëzimi dhe kushtrimi, që burojnë nga dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk e durojnë dot shtypjen dhe padrejtësinë.

Ato simbolizojnë grushtin e fuqishëm të revoltës mbarëpopullore në çdo kohë, kundër së keqes, mjerimit, padrejtësisë, shfrytëzimit, dhunës, korrupsionit, arrogancës dhe mashtrimit politik. Sot, në 109-vjetorin e lindjes së Migjenit, vargjet e tij vijnë më aktuale se kurrë.

Të ardhmes europiane të vendit, i është vendosur para një “Mal që s’bëzanë” sterrë i zi, i ngritur mbi shkatërrimin e shtetit dhe dinjitetit njerëzor, mbi korrupsionin e llahtarshëm dhe përdhosjen e çdo vlere kombëtare”, shkruan ai.

PS e vendosur për të rrëzuar dekretin dhe fundosur LSI

Por vendosmëria e PS për të rrëzuar dekretin, i cili i hapë rrugë heqjes së koalicioneve parazgjedhore, duke fundosur kështu LSI-në, nuk po kapërdihet dot nga presidenti Ilir Meta që çdo ditë lëshon kërcënimet dhe paralajmërim ndaj Ramës.

Pra, në kushtet kur ky i fundit i ka kërkuar Metës që ose t’i firmosë ose t’i kthejë sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi në këtë mënyrë do të nisë sa më shpejt zbatimi i tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kështu që edhe presidenti Meta e ka nuhatur këtë rrezik dhe ka nisur që t’i kërkojë Ramës që të lejojë koalicionet parazgjedhore, duke e kërcënuar.

Ndërkohë po ditën e djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale, presidenti Meta sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa i kujtoi se 3 milionë shqiptarë janë gati ta rrëzojnë atë, të cilin e quajti Esatin e Rilindjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

“Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhes sektin pa nder, pa vlera e pa atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe nuk do ndalet! Tre milionë ilirë në 25 prill i ka gati! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres”, nënvizoi presidenti Ilir Meta. /Rigels Seliman

ShareTweetSendSend

Related Posts

VIDEO/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit! Dibranët të votojnë Lulin dhe Xhelalin
Aktualitet

VIDEO/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit! Dibranët të votojnë Lulin dhe Xhelalin

25/02/2021
PS e vetme në garë, Paloku “me shumë shokë”: Rama është 57 vjeç e s’ka asnjë shok! Vangjeli:  “Jo, mo jo. Shikoj listën dhe s’më duket se Basha është në shoqëri të mirë”
Aktualitet

PS e vetme në garë, Paloku “me shumë shokë”: Rama është 57 vjeç e s’ka asnjë shok! Vangjeli: “Jo, mo jo. Shikoj listën dhe s’më duket se Basha është në shoqëri të mirë”

25/02/2021
Presioni i SHBA ndaj Serbisë, Vuçiç: Na pret periudhë e vështirë…
Aktualitet

Presioni i SHBA ndaj Serbisë, Vuçiç: Na pret periudhë e vështirë…

24/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In