• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta në mbrojtje të magazinës “Teatri Popullorë”! Kërcënon në të ardhmen…kur të vijë Mona në qeveri: Akte barbarie, gjithçka është mbajtur shënim dhe askush s’ka për t’i shpëtuar drejtësisë!

29/09/2020
in Aktualitet, Debat
Meta në mbrojtje të magazinës “Teatri Popullorë”! Kërcënon në të ardhmen…kur të vijë Mona në qeveri: Akte barbarie, gjithçka është mbajtur shënim dhe askush s’ka për t’i shpëtuar drejtësisë!
9
VIEWS

Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim të ashpër me anë të një postimi në rrjetin social.

Teksa kujton shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, sipas tij një akt taleban, Meta shprehet se, “shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane”.

“Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!“, paralajmëron Meta.

Reagimi i plotë i presidentit:

“Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.

Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme!Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.

Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!

Duke kujtuar Profesor Paolo Vittin i cili me të drejtë thotë se : “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”, risjell edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e “Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë!KOHA PËR DREJTËSI!

ShareTweetSendSend

Related Posts

Do dorhiqet si president nëse gruaja humbet zgjedhjet! Meta intrigë për të penguar formimin e qeverisë pas 25 prillit: Mazhoranca plan B
Aktualitet

Do dorhiqet si president nëse gruaja humbet zgjedhjet! Meta intrigë për të penguar formimin e qeverisë pas 25 prillit: Mazhoranca plan B

06/03/2021
Po trajnohen 400 infermierë, 100 nga Forcat e Armatosura! Rama: Në ditët në vijim presim lajmin për nisjen e vaksinimit masiv
Aktualitet

Po trajnohen 400 infermierë, 100 nga Forcat e Armatosura! Rama: Në ditët në vijim presim lajmin për nisjen e vaksinimit masiv

06/03/2021
Feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sesa vjeç bën Amarda Toska, dalin pamjet nga surprizat që gjeti në zyrën e saj të punës
Aktualitet

Feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sesa vjeç bën Amarda Toska, dalin pamjet nga surprizat që gjeti në zyrën e saj të punës

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In