• Kontakt
Tuesday, March 2, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta…lojtar partizan! Është bërë njësh me opozitën Ja pse të huajt janë me Ramën!

18/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Meta vazhdon presionet ndaj drejtësisë, paralajmëron prova të reja për Ardian Dvoranin
63
VIEWS

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano komentoi sot në studion e lajmeve në TemA TV, deklaratën e ashpër të presidentit Ilir Meta në adresë të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Nano e cilësoi shpërthimin e Metës “një rrufe në qiell të pastër”, që megjithatë nuk shkoi përtej një denoncimi.

“Shpërthimi i Metës ishte si rrufe në qiell të kthjellët sepse askush nuk e priste. Situata në të vërtetë në lidhje me atë çfarë presidenti denoncon është jo shumë e qartë.

Të gjithë po presin krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo po vonon. Janë emëruar tre anëtarë, tre të tjerë janë në proces: Dy që duhet t’i emërojë presidenti dhe një tjetër Kuvendi.

Por para se të bëhen këto emërime është në lojë KED, sepse ata bëjnë listat që shkojnë në Presidencë dhe Kuvend. Këto lista nuk janë bërë akoma. Kjo sepse kandidatët janë skualifikuar një pjesë, ndërsa një pjesë tjetër ikin sapo kanë marrë vesh kërkesat e mëdha, sepse kanë frikë mesa duket nga biografia morale dhe profesionale.

Kanë ngelur pak të tjerë, këta po verifikohen. Kjo është ajo që thuhet nga KED. Presidenti që duket njeri i informuar mendon se po ndodhin gjëra të tjera. Nuk tha ndonjë gjë konkrete, bëri një denoncim të fortë. Kështu që situata është e paqartë”, tha Nano.

Nano tha se Meta po përpiqet të bëhet interpret i një shqetësimi popullor që lidhet me një situatë paligjshmërie në vend. “Kjo është për shkak të faktit që reforma në drejtësi është ende e pambyllur”, tha ai.

Ndërsa sa i takon distancës së ndërkombëtarëve në këtë pikë dhe kërkesës së tyre për zbatim rigoroz të ligjit, Nano tha se mund të flitet për një rreshtim të tyre në krah të maxhorancës dhe shkaku që ka çuar në këtë rreshtim është vetë opozita, e cila nuk ka ditur të fitojë vëmendjen e tyre.

“Nuk më duken dhe aq spektatorë ndërkombëtarët. Ata i shoh të rreshtuar me maxhorancën. Ky është një shqetësim edhe i opozitës, që i ka akuzuar se i ka blerë Rama. Kjo është një akuzë që unë e kam qortuar si sjellje të opozitës dhe të presidentit.

Unë mendoj se partnerët ndërkombëtarë janë me maxhorancën sepse opozita nuk ka qenë e aftë t’u fitojë zemrën atyre, nuk ka demonstruar para tyre dhe shqiptarëve se meriton një vëmendje më të madhe. Me këtë shpjegohet fakti që ata janë me maxhorancën, nuk shpjegohet me faktin që ata janë të korruptuar”, tha ai.

Në këtë pikë, Nano tha se edhe presidenti Meta është bërë palë me opozitën. Kjo sipas Nanos përbën shkelje të Kushtetutës dhe parimit të presidentit si simbol i unitetit të kombit.

“Presidenti Meta duhet ta shpjegojë faktin se partnerët janë me maxhorancën edhe me sjelljen e vet. Edhe ky vetë në krye të Presidencës ka qenë përgjithësisht një lojtar partizan, ka luajtur në favorin e vet, është bërë njësh me opozitën.

Unë e kuptoj që kur ka klimë paligjshmërie, kjo bëhet në mënyrë insitiktive, por kur bëhet rrugë do të thotë se ke dalë nga binarët kushtetues, sepse presidenti nuk është zgjedhur për të përfaqësuar opozitën, por është simbol i unitetit kombëtar. Kjo u ka rënë në sy ndërkombëtarëve”, tha ai.

Lidhur me idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli, Nano tha se një ndryshim i tillë kërkon ndërhyrje kushtetuese.

“Ndoshta do të ishte më mirë. Por kjo duhet shoqëruar me ndryshime kushtetuese, pasi i duhen dhënë kompetenca. Këto duhet t’ia marrësh dikujt. Duhet t’ia marrësh maxhorancës?

Nuk e di nëse është e mirë kjo në funksion të stabilitetit të vendit. Është diskutim teknik që duhet bërë nga ekspertë”, tha ai.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Burrë lind, nuk bëhesh”! Braçe nuk i ndahet Bashës dhe bën deklaratën e fortë: Lylzim pa patentë që prej 2016-s, nuk merr përgjegjësi njësoj siç kur vrau në …
Aktualitet

“Burrë lind, nuk bëhesh”! Braçe nuk i ndahet Bashës dhe bën deklaratën e fortë: Lylzim pa patentë që prej 2016-s, nuk merr përgjegjësi njësoj siç kur vrau në …

02/03/2021
Incidente të rënda! Protesta e pazakontë në Selanik për shkak të izolimit: Gratë ‘lënë nam’ në mes të qytetit, heqin rrobat dhe dalin lakuriq, qytetarët mbeten pa fjalë
Aktualitet

Incidente të rënda! Protesta e pazakontë në Selanik për shkak të izolimit: Gratë ‘lënë nam’ në mes të qytetit, heqin rrobat dhe dalin lakuriq, qytetarët mbeten pa fjalë

02/03/2021
Shkrihet FRD e Bamir Topit! Basha nuk i ndahet partive pa asnjë anëtarë, koalicion veç me policin e 14 shtatorit Sali Shehu (Dokumenti)
Aktualitet

Shkrihet FRD e Bamir Topit! Basha nuk i ndahet partive pa asnjë anëtarë, koalicion veç me policin e 14 shtatorit Sali Shehu (Dokumenti)

02/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In