• Kontakt
Monday, March 1, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Merkel e shqetësuar për tensionet e shtuara Turqi-Greqi, takohet me shefin e NATO-s. Edhe Trump ndërmjetëson në krizën e Mesdheut…

27/08/2020
in Aktualitet, Bota
Merkel e shqetësuar për tensionet e shtuara Turqi-Greqi, takohet me shefin e NATO-s. Edhe Trump ndërmjetëson në krizën e Mesdheut…

German Chancellor Angela Merkel (L) and US President Donald Trump speak during a bilateral meeting on the sidelines of the NATO summit at the Grove hotel in Watford, northeast of London on December 4, 2019. (Photo by Nicholas Kamm / AFP) (Photo by NICHOLAS KAMM/AFP via Getty Images)

14
VIEWS

Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara në Detin Mesdhe. Ajo u takua në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Edhe presidenti Trump ndërmjetëson në krizën e Mesdheut.

Të enjten në një takim të kancelares Merkel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u bisedua mbi gjetjen e rrugëve për çtensionimin e konfliktit për gazin në Detin Mesdhe mes Turqisë e Greqisë.

Si Merkel, edhe Stoltenberg u shprehën “shumë të shqetësur për konfliktin mes dy vendeve anëtare dhe i bënë thirrje si Ankarasë edhe Athinës për “dialog dhe hapa për çshkallëzim”.

Konflikti duhet të zgjidhet në “frymën e solidaritetit të aleancës dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, thanë ata.

Trump bisedon me palët në konflikt

Në konfliktin në Mesdhe së fundmi është kyçur edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas njoftimeve të zyrës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan të mërkurën në mbrëmje për gjendjen e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë.

Mitsotakis i ka bërë të ditur presidentit Trump, se aksionet e Turqisë në Mesdhe rrezikojnë paqen, stabilitetin në rajon dhe unitetin e NATO-s.

Greqia është e gatshmë të kontribuojë për çtensionimin e situatës, por me kusht që Turqia të ndalë menjëherë aksionet provokative, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit grek.

Sipas mediave, Trump ka telefonuar më pas edhe me presidentin turk, Erdogan.

Në një njoftim të zyrës së komunikimit në Ankara, Erdogan ka bërë të qartë në telefonatën me presidentin Trump, se Turqia nuk është ajo anë, që po e prish stabilitetin.

Vendi i tij ka treguar me hapa konkretë, se është gati për dialog, ka thënë Erdogan.

Që nga zbulimi i rezervave të gazit në Mesdheun lindor ka filluar një konflikt i ashpër për shfrytëzimin e tyre. Si Greqia edhe Qiproja, por edhe Turqia ngrenë pretendimin për zonat detare në fjalë dhe i japin forcë këtij pretendimi përmes dërgimit të anijeve luftarake.

Ky konflikt ka rritur shqetësimet në NATO dhe BE, se grindja mund të çojë në konflikt ushtarak. Të enjten konflikti mes Athinës dhe Ankarasë diskutohet edhe në nivel ministrash të Jashtëm në Bruksel.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Mesazh i zv.ministrit të Brendshëm  për “lulët” pa rrip: Mos bëjë dhe ti si Luli! Një njeri i dashur të pret në shtëpi
Aktualitet

Juristi Romeo Kara shpëton Lulin për “rripin”… e makinës, por a e dinte Luli?!

01/03/2021
Mbledhja e BE për negociatat kambanë alarmi për drejtësinë: Ja 123 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu që rrezikojnë hetimin!
Aktualitet

Mbledhja e BE për negociatat kambanë alarmi për drejtësinë: Ja 123 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu që rrezikojnë hetimin!

01/03/2021
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
Aktualitet

Ja si pritet të nisin hetimet sipas shembullit “Llalla” për të dorëhequrit e drejtësisë! Rreth 60 emra braktisën vetingun: Zbardhet lista me emrat

01/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In