• Kontakt
Wednesday, April 14, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mazhoranca “sfidon” opozitën e rrugës dhe të lehjes: 5 deputetë mjekë të PS i përgjigjen thirrjes së Manastirliut

15/03/2020
in Aktualitet, Kryesore
Mazhoranca “sfidon” opozitën e rrugës dhe të lehjes: 5 deputetë mjekë të PS i përgjigjen thirrjes së Manastirliut
124
VIEWS

Rreziku që paraqet koronavirus ka mobilizuar sistemin shëndetësor, ku mjekë edhe infermierë janë vendosur në radhët e para për t’iu ardhur në ndihmë pacientëve në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

E ndërsa kjo është një situatë që kërkon bashkëpunimin dhe sensibilizimin e të gjithëve, ku asnjë ndihmë shtesë nuk është e pakët: “Thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtuar të gjithë mjekëve të licensuar, i janë përgjigjur pozitivisht pesë kolegët deputetë: Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho”, duke u bërë ndër personat e parë që aplikojnë për t’u bërë pjesë e nismës.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se “çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më pare”.

“Sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut me veprime konkrete”, ka thënë ndër të tjera Balla, duke ironizuar dhe ‘sfiduar’ në të njëjtën kohë opozitën theksa shkruan se: “ Për llafe dihet kë kemi”.

Ndër figurat politike mjekë të partive opozitare: PD-së dhe LSI janë: Sali Berisha, Tritan Shehu, Bardh Spahia, Flamur Noka e Petrit Vasili. Thirrja publike qëndron e hapur edhe për ta. A do t’i bashkohën ata nismës?

Postimi i plotë i Ballës:

Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës. E megjithatë, çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë.

Thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtuar të gjithë mjekëve të licensuar, ndër aplikuesit e parë që janë përgjigjur pozitivisht janë pesë kolegët deputetë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho.

Kush është i të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut dhe ky kontribut mund të jepet me veprime konkrete. Për llafe dihet kë kemi.

Situata e krijuar nga COVID-19 është padiskutim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumëanshëm me çdo individ. Në këtë çast, sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë.

Çdokush që mendon se mund t’i japë një dorë sistemit shëndetësor është i lutur të aplikojë sa më parë sepse sa më parë ta fitojmë këtë betejë, aq më shpejt do mund t’i rikthehemi rutinës dhe normalitetit të jetëve tona.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Numri ID përdoret kudo”! Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania
Aktualitet

“Numri ID përdoret kudo”! Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania

13/04/2021
Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus
Aktualitet

Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus

13/04/2021
Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI
Aktualitet

Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In