• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mazhoranca refuzon KiE: Rrëzohet edhe dekreti i dytë i presidentit për paketën anti-shpifje

24/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
Mazhoranca refuzon KiE: Rrëzohet edhe dekreti i dytë i presidentit për paketën anti-shpifje
56
VIEWS

Dekreti i dytë në lidhje me paketën anti-shpifje i presidentit Ilir Meta, është refuzuar ditën e djeshme nga Komisioni i Medias. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik rrëzoi dje dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 91/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Komisioni i Medias u shoqërua me debate të shumta.

Dy ditë më parë, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese rrëzoi dekretin e parë të presidentit Meta për këtë paketë, atë që e përcaktonte AKEP-in si një nga strukturat e anti- shpifjes. I pranishëm gjatë diskutimeve ditën e djeshme në Komisionin e Medias, ka qenë edhe këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, i cili ka dhënë argumentet se pse Meta e ktheu këtë paketë.

“Këto dispozita përmbajnë elemente të censurës. U jepet fuqi për masa ndëshkuese para se të ketë një vendim të formës së prerë. Masat ndëshkuese krijojnë hapësira që të aplikohen ndaj mediave online që janë kritike me qeverinë apo nuk i përshtaten vullnetit të saj. Një situatë e tillë do e vendoste vendin në kufijtë e autoritarizmit dhe do ndikonte në procesin e integrimit europian. Ligji nuk sjell rregullimin e pritshëm”, tha Dervishaj.

Sakaq kundër ishte edhe kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri e cila debatoi me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ministrja deklaroi se mazhoranca i qëndron kërkesës për rrëzimin e dekretit të presidentit. “I qëndrojmë argumenteve tona për pasojat që tregu i parregulluar ka sjellë. I qëndrojmë kërkesës për rrëzim të dekretit të presidentit.

Qëllimi i paketës anti-shpifje është vendosja e rregullave për të parandaluar cenimin e dinjitetit të njeriut si dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përmes një procesi të shpejtë administrativ dhe efikas. Një sërë vende si Gjermania apo Kroacia, kanë miratuar paketa më të ashpra anti-shpifje, duke njohur shpifjen si vepër penale. Ligji ka të bëjë me rregullimin e tregut të gazetarëve. Në përgatitjen e paketës kemi punuar me OSBE e Këshillin e Europës”, ka deklaruar Gjonaj gjatë debateve në komision.

Mazhoranca rrëzon dekretin

Gjithsesi në fund të debateve, në bazë të votimeve ishte mazhoranca ajo që e rrëzoi këtë dekret, duke bërë të mundur kësisoj rikthimin e ligjit në Kuvend. Si pasojë nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe ligji do të votohet sërish në Kuvend në seancën e radhës. Por përfundimi i votimit mund të themi se dihet paraprakisht, pasi vetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka paralajmëruar diçka të tillë.

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë një status quo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjerësisht dhe ku dezinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja si edhe të vetë publikut nga dezinformimi. Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësim të mundshëm të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen”, ka deklaruar Balla. Me vendimin për të rrëzuar këtë dekret, mazhoranca ka rrëzuar edhe Këshillin e Europës. Kujtojmë se KiE, i ka dërguar një letër Komisionit të Venecias, nga i cili ka kërkuar opinion mbi “Paketën anti-shpifje”. Kjo kërkesë ka ardhur pasi mazhoranca rrëzoi dekretin e parë të presidentit Meta.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!
Aktualitet

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!

06/03/2021
Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK
Aktualitet

Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK

06/03/2021
Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar
Aktualitet

Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In